Pasojat e fushatës denigruese që e pamë ndaj ambasadorit Grenell

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 10:38 | Nga Ilir Ibrahimi

Administrata Trump kishte një qëllim të qartë për zgjidhjen e çështjes Kosovë – Serbi. Këtë qartësim e bëri përmes dy letrave dërguar presidentëve në këto dy vende dhe e vulosi me emërimin e një emisari të posaçëm.

Klasa politike kosovare, jo vetëm se nuk diti ta shfrytëzojë këtë momentum, por iu kundërvu jo vetëm idesë por edhe ideatorëve.

Fushata denigruese që e pamë ndaj ambasadorit Grenell, e cila vazhdon fatkeqsisht edhe sot, është rezultat i një paditurie dhe dashakeqësie. E kam thënë më herët, e përsëris edhe sot se fushata të tilla janë kundër interesave të vendit.

“Kur të vijë Bideni do të rregullohen marrëdhëniet”, thuhej ndërkohë që turma vazhdonte të duarktrokiste symbyllazi.

E sot kur në Shtëpinë e Bardhë e kemi presidentin Biden, njërin nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës shtet, mu nga kjo administratë, Kosova përjashtohet nga forume ndërkombëtare. PSE?

Në vend se të sulmohen zyrtarët amerikanë, duhet ta pyesim veten pse kemi ardhur në këtë derexhe.

Sikurse Trump e Grenell, edhe Biden e Blinken po e ndjekin linjën e njejtë me Kosovën. Problemi duket se është këtu.

“Nëse mashtron një herë, turpi qoftë me ty. Nëse më mashtron dy herë, turpi qoftë me mua”, thotë një fjalë

Të ngjashme