Pasojat e pandemisë dhe migrimet

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 11:45 | Nga Sami Behrami

Pandemia Covid-19, si shumë pandemi para saj, nuk është vetëm një kërcënim shëndetësor, por ndikon në funksionimin e pothuajse të gjitha sferave të jetës. Covid-19 ka krijuar sfida të jashtëzakonshme dhe unike për Kosoven,  Evropën dhe në të gjithë botën duke perfshir të gjitha sferat e jetës pa perjashtuar këtu edhe migrimet e popullsisë.

Migrimet janë dukuri e shoqëris njerzore që nga kohërat antike e deri me sot me arsyje dhe pasoja të ndryshme. Arsyjet më të shpeshta të migrimeve janë: luftrat, kriza socio- ekonomike, politike etj. Njerzit levizin edhe në kërkim të një jete më të mirë edhe ate kryesisht grupmoshat e reja dhe të moshës së mesme.

Pandemia ka ndryshuar jetën e njerëzve në të gjithë planetin duke shkaktuar pasoja të rënda në të gjitha sferat e jetës sociale, ekonomike, shendetsore, arsimore etj,. në të njetën kohë.  Megjithat, nga kriza e shkatuar nga pandemija padyshi që migrimet e popullsis dhe migrantët janë kategorit më të atakuarit.

Në një raport të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), i cili përfshiu 40 vende të zhvilluara është konstatuar ndikimi i pandemisë Covida-19 në fluksin migrator në gjysmen e parë të vitit. Rënja e numrit të lejeve të reja të qendrimit të lëshuara, i cili është për 46 përqind më i ulët krahasuar me gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar është fakti që më së miri e ilustron ndikimin e pandemis në migrimet e popullsisë.  Përgjysmimi i numri të lejeve të qëndrimit të lëshuara  sipas OECD është “i pashembullt”, i cili do të ndikoj që migrimet nderkombëtare gjat vitit 2020 do të jenë “jashtëzakonisht në shifra të ulta”.

Kjo rënie është “e kuptushme” duke pasur parasysh kufijtë e mbyllur dhe lëvizjet e kufizuara për muaj të tër, kufizime të cilat janë ende në funksion në shum vende.

Raporti konstaton se pandemia më së tepermi ka goditur migrimet e popullsisë me rënie të ndjeshëm të tyre e cila negativisht do të reflektohet si ne vendet emigruese ashtu edhe në ato imigruese.

Pasojat e pandemis dhe migrime

Pandemija ka goditur migracionin për faktin se qeveritë e shum vendeve të botën  mbyllja e kufijve, ndalimin e udhëtimi, ndalimin e hyrjes për ata që vijnë nga vende të caktuara ose kufizimet e hyrjes për të gjithë përveç qytetarëve të tyre e konsiderun si masa më e mirë për parandalimin dhe  përhapjen e sëmundjes.

Kështu në fund të marsit, mbi 150 vende kishin vendosur masa të tilla, duke e bërë këtë periudhë me më së shumti kufizimi të lëvizjes në historinë e udhëtimeve ndërkombëtare.

Mbyllja e kufijve shtetërorë ka treguar se sa varet ekonomia e sotme globale, por edhe ekonomitë nacionale nga migrimi, pra nga lëvizshmëria hapësinore e fuqisë punëtore. Mjafton të permende te dhënat se ne vitin 2018, në vendet me të ardhura të larta, migrantët e punës përbëninë 68% të numrit të përgjithshëm të migrimeve ndërkombëtare. Migrantet përbëjnë 60.8% të fuqisë puntore në Amerikën e Veriut (23%) ndërsa në Evropën Veriore, Jugore dhe Perëndimore përbëjnë ¼ e fuqis puntore.

Shkaktaret kryesor të cilat detyruan popullsinë të emigroj ishin dhe mbeten: niveli i ulët i zhvillimit ekonomik me papunësinë si motivuesi kryesor për emigracionin.

Ekonomia botror por edhe ajo e  Evropës e posaqërisht e Ballkanit Perëndimor po  përjetojë recesion i cili në mas të madhe varet nga kohëzgjatja e pandemisë Covid-19.

Banka Botrore në parashikimet e ndikimit të  pandemis në ekonomin botrore  duke u bazuar në kohëzgjatjen e pandemisë  ka parashikuar që Ballkani Perendimor të  ketë rënje ekonomike prej -5.7% gjat vitit 2020, duke perjetuar një recesion më të thellë sesa kriza financiare globale.

Ne rastin e Kosovës si vend me ekonomio të brisht parashikimet janë edhe më të zymta në të dy skenaret:  a) skenari bazik- nese pandemija zgjat deri ne mesin e vitit 2020 dhe, b) më i pafavorshëm-nese pandemia zgjatë deri në fundtë vitit 2020.

Kështu,  rritja e Bruto Produkit Vendor në Kosovë nga 4.1% sa ishte para pandemije do të tregoj rënje në -4.5% në ratin e parë dhe në -11.3% në rastin e dytë e i cili është realitet me pandeminë. Edhe treguesit tjerë ekonomik sic janë investimet nga 3.8% sa ishte para pandemije do të tregoj rënje në -21.5% në ratin e parë dhe në -28,5% në rastin e dytë, ose ekspori  nga 4% sa ishte para pandemije do të tregoj rënje në -12,2% në rastin e parë dhe në -25,5% në rastin e dytë. Fatin e njejt e kanë edhe konsomi, importi edhe treguesit tjer ekonomik.

Padyshim se një gjendje e tillë do të percillet me perkeqsim të gjendjes edhe në fushen e punsimit duke rritur shkallen e papunsisë e cila ndikon drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, e cila shoqërohet me një rritje të pabarazive në shoqëri që paraqet edhe  faktorët kryesor që nxesin emigrimet nga vendi.

Kjo nënkupton që pas perfundimit të pandemis dhe heqjes së kufizimeve ne levizje nga pandemia, si pasoj e perkeqsimit në sferen socio-ekonomike Kosova mundë të përballet me fluks të shtuar të emigrimeve, meqënse nga shumica e personave të aftë për punë kjo do të shihet si mundsia e vetme për të siguruar mirqenie më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

Emigrantet  si grup i popullsisë janë më të prekurit nga pasojat ekonomike të pandemisë sepse janë të parët që humbin punën e tyre, ndërsa fakti se numri më i madh i emigrantëve janë të punsuar ne veprimtarir hotelieri e turizëm më të goditurat nga pandemia e vështërson edhe më teper situaten e tyre ekonomike.

Pasojat e pandemisë do të vërehen gjithashtu në vendet e origjinës së migrantëve. Shuma e parave që njerëzit u dërgojnë familjeve të tyre në vendlindjen do të ulet. Mundësitë e punësimit në vendin e origjines do të përkeqësohen. Ndërsa vendet në të cilat njerëzit emigrojnë tradicionalisht në kërkim të punës shtrëngojnë masat kundër imigracionit të paligjshëm dhe mundësitë ligjore për të hyrë në ato vende zvogëlohen, që do të mund të ndikoj në rritjen e zhgënjimit në vendet nga të cilat emigrojnë njerëzit.

OECD paralajmëron për mundësinë që intoleranca ndaj të huajve do të rritet në vendet që janë anëtare të kësaj organizate për shkak të rritjes së papunësisë. Migrantët shpesh perceptohen si konkurrent për një vend pune.

Në fund, ndër masat më efikase për luftimin e smundjeve infektive duke përfshir edhe Covid 19, mbetet kufizimi i lëvizshmërisë hapësinore të njerëzve- migrimet. Për këtë arsyje migrimet nderkombtare me shumë gjasë edhe një kohë do të mbesin të kufizuara nga frika e bartjes dhe trasmetimit të virusit.

Kosova por edhe vendet tjera në varsi të raportit me migrimet duhet ti pershtatin edhe politikat tjera sektoriale pasi që pas pandemia Covid 19  edhe migrimet nderkombtare “ nuk do të jenë si më parë”, por mund të ndryshojnë pergjithmon që kërkon edhe angazhi dhe zgjidhje komform ndryshimeve të reja.

Të ngjashme