Pater Edi Rama!

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 20:48 | Nga Halil Matoshi

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në nji anë e ngarkon Taulant Ballën si shef të grupit parlamentar socialist, që me e rritë aktivitetin e deputetëve socialistë në Kosovë (???) thue se Kosova ka metë shkret, e në anën tjetër, nga Bledi e çorton Bullgarinë që e ka blloku Maqedoninë e Veriut drejt BE-së, tue i kërku (BE-së) të mos njohë kombin dhe gjuhën maqedonase!?

Rama vetë sillet si paternalist tue mos e njoftë kombin kosovar dhe gegnishten si dialekt të shqipes, gjânësisht t’folun në arealin gjeopolitik të Kosovës, (si fushëveprimtari e interes) e në anën tjetër, kritikon aleatin ma t’madh rajonal, të Kosovës pas Kroacisë, Bullgarinë, për mosnjohje të kombit maqedonas dhe gjuhës së tij!

Shqiptarët e Kosovës e krijuen shtetin e tyne nacional (2008) si produkt të nacionalizmit shqiptar, siç e krijuen maqedonasit e veriut shtetin e tyne kombëtar (1945) si fryt të nacionalizmit bullgar (VMRO) para dhe gjatë Luftës së Dytë Botnore.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ndonëse në kontekste të ndryshme historike, janë raste analoge në kombformim.

Të ngjashme