PDK po imiton opozitarizmin e dikurshëm të VV-së, komplet irracional

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 22:32 | Nga Bekim Kabashi

Fort e kot kjo e PDK’së që po mundohen me ju kap ministrit Reka per koridorin qe Serbia te kete dalje ne detin e Shqiperise.

E para, po ja shtremberojne deklaraten, duke ja lidhur me planet e dikurshme serbe per pushtim te Shqiperise. Kjo nuk eshte ajo cfare tha ministri Reka.

Nese ne PDK nuk e kuptojne cfare tha, atehere po ua parafrazoj une: Nese Serbia e njeh Kosoven, ne raporte normale ne mes te dy shteteve fqinje qe njohin njera tjetren, do te mund te shfrytezoj rruget e Kosoves per te dale ne Shqiperi, ku do te kete dalje ne det.

Atehere ku eshte e keqja ketu dhe ku lidhet kjo me planet e dikurshme serbe per pushtim te Shqiperise per dalje ne det? Askund.

Njohja e Kosoves nga Serbia dhe krijimi i raporteve normale ne mes te dy shteteve fqinje eshte ajo qe e duam te gjithe. Shfrytezimi i rrugeve te Kosoves nga Serbia per te dal ne portet detare shqiptare eshte perfitim per Kosoven e edhe Shqiperine, normal edhe per Serbine. Kosova behet nje tranzit i rendesishem i ekonomise, e portet e Shqiperise edhe me te rendesishme se sa sot.

Ajo cfare tha Reka eshte e paqendrushme per dicka tjeter, e jo per ate qe po e thote PDK. Eshte e paqendrueshme, sepse eshte prralle se Serbine mund ta bindim te na njohe, duke i thene se kamionet dhe vagonet e treneve tuaj do te kalojne permes Kosoves per ne portet shqiptare.

Pra, ajo cfare po ben PDK ne kete rast, eshte imitim i opozitarizmit te dikurshem te VV’se, komplet iracional, te cilin sot ne opozite, po i duhet ta mohoj te terin.

Të ngjashme