Për çfarë dorëheqje po flet ministri i Shëndetësisë?

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 12:24 | Nga Halil Matoshi

Qeveria e râme me mocion mosbesimi, simas germës së Kushtetutës cilësohet “e dorëhequn”.

Sot u pa shkalla e paaftësisë me u përballë me agjendat shtetnore e ministrit të Shëndetësisë, kur ndonëse âsht i dorēhequn, u thotë gazetarëve të ketë menu për dorëheqjen, në ni gjendje akull të ftohtë dhe pa pa asni sens përgjegjësie p’ej shtetari, kur mas vetës dhe Liderit të tij i ka dy shkelje të Kushtetutës ngjim, për të njajtën arsy: Masat pa mbështetje në aktin ma t’naltë politik-juridik të vénit, pra tuj ia nënshtru paligjësisë liritë dhe të drejtat e njeriut!?

Kushtetuta e Kosovës në Nenin 100, [Mocioni i Votëbesimit] Pika 6 thotë e bardha në të zezë: – Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Pra ministri shihet ashiqare që nuk e ka dert Kushtetutën dhe as që e ka lexu atë, flet për mundësinë e dorëheqjës tuj kânë i dorëhequn tashma!?

Prej çfarë ai po menonte me u dorëhjekë!?

Të ngjashme