Për grevën

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 22:08 | Nga Rrahman Paçarizi
  1. Mësuesit e mësueset janë njerëz, janë edhe bashkëshortë edhe prindër nxënësish, prandaj lotëkrokodilat e qeveritarëve e deputetëve për humbjen e mësimit janë hipokrizi;
  2. Përpjekja për denigrimin e figurës së mësuesit/mësueses me parullat “e kini për pore, për pore”, dëshmon se qeveritarët e deputetët (jo të gjithë) nuk kanë asnjë ndjeshmëri për mësuesit dhe nxënësit, pasi nxënësi s’ka pse e respekton mësuesin që lufton “për pore”;
  3. Akuza se mësuesit e mësueset se kanë prodhu analfabetë, është e qëndrueshme në një masë të konsiderueshme dhe reflektohet besnikërisht ne Kuvendin e Kosovës;
  4. Shoqëria kosovare e ka humbë ndjeshmërinë për arsimin, duke u nda 50/50 pro e kundër grevës, varësisht nga preferencat politike;
    PËR T’U BINDË PËR TË GJITHA KËTO PIKA, I LUS GAZETARËT ME HULUMTU SE KU SHKOLLOHEN FËMIJËT E QEVERITARËVE DHE TË DEPUTETËVE – ATY E GJENI NDJESHMËRINË DHE SERVILIZMIN.

P.S.
Kur shkruhej për cilësinë në arsim, nja 15 veta i lexonin analizat

Të ngjashme