Për kryeministrin Hoti që foli serbisht

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 15:33 | Nga Arianit Koci

Presidenti serb e ka pyetur kryeministrin e Kosovës: “Znas li srpski?”.

“Razumem” – ia ka kthyer z.Hoti.

Kur kam qenë më i ri, më ka penguar fakti që ne po e flasim serbishten, e ata nuk po e flasin shqipen.

Ata nuk kanë dashtë me e mësu, ne kemi pasë nevojë me e ditë – së pari për shkak se në administratë kanë punuar shumë serb.

Arsyeja e dytë, ka qenë se viteve të 80-ta, nuk ka pasur literaturë të mjaftueshme në gjuhën shqipe, e aq më pak në gjuhën angleze. Lexonin dhe mësonim, për çështjet që na interesonin – edhe në gjuhën serbo-kroate.

Ka pasur shumë literaturë, për shkak se gjuha serbo-kroate e mbulonte një regjion me mbi 22 milionë banorë.

Gjatë viteve tē 90-ta, ne filluam ta flasim gjuhën angleze – e shumë prej tyre, vazhduan vetëm me serbishte.

Në fund rezultati është ky: ne me së paku dy gjuhë të huaja, e shumë prej tyre – gjytyruma. Zero gjuhë të huaja.

Besa tash, prej zorit, shumë në Graçanicë po i shoh që kanë filluar t’a flasin shqipen.

Prandaj, nuk ka asgjë të keqe me ditë gjuhë të huaja. Me pasë mundësi e mësoj edhe kinezishtën apo spanjollishtën.

Fakti që e din një gjuhë të huaj nuk do të thotë nënshtrim. Përkundrazi, do të thotë superioritet intelektual.

Të ngjashme