Për profesorin…

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 10:19 | Nga Arianit Koci

1.
Të drejtën e lirisë së shprehjes së profesorit, duhet ta mbrojmë të gjithë. Pa dilemë.
Natyrisht, paraqitja në Tik Tok, duke vallëzuar e duke u knaqë, është e drejtë e tij.

Në anën tjetër, mësimdhënësit në shumë raste janë model për nxënësat. Si në ligjerim, po ashtu në jetën private.
Posaçërisht te adoleshentët.

Prandaj, kisha pasë dëshirë që profa, përveç vallës, nxënësit e vet t’i mësojë pak edhe për Beatles, Doors, Steve Wonder, Gjurmët, 403, baladat e Jusuf Gërvallës apo edhe për rap skenën kosovare, që është fantastike.

T’i mësojë pak edhe për veprat apo stilin e jetës së Becketit, Bukowskit apo Hemingwayit.

Apo ndoshta ta bëjë një Tik Tok, me poemën me ironi postmoderne të Michael Donaghy “Black ice and rain”.

2.
E dëgjova me vëmendje profesorin në një intervistë në KTV.
Nuk e hoqi bundën (gujën) me lesh anash (Mc Cloud apo mekllaudk, si i thoshin përpara), krejt emisionin.
Më vinte siklet!
Mundet që profa, këtë “paraqitje dimërore” brenda studios, e ka bërë për çështje stili apo mode.

Apo, edhe ka harruar ta heqë, i ngarkuar me intervista të shumta.
Nuk dua të spekuloj… 😊
Për artikulim të mendimeve të tij, po abstenoj me komentu.
Po mbrohem në heshtje.

Sidoqoftë, profës i uroj punë të mbarë dhe jetë të hareshme, ashtu si do ai vet.

E nxënësve të tij, ua rekomadoj që në emisione, ta heqin gujën… 😊

P.s
Kur poston, natyrisht që mundet dikush, ngapak me u marrë me ty.

Në fakt, besoj që në subkoshiencë, kërkon me u marrë me ty. Por, vëllimin dhe kualitetin pastaj nuk e ke në kontroll.

Të ngjashme