Për ta mbajtur të kapur Qeverinë, këta nuk lënë gjë pa bërë

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 22:41 | Nga Adil Behramaj

Na e kanë ndryshuar mënyrën e jetesës në emër të luftës kundër pandemisë. Na kanë ngujuar dhe izoluar, saqë edhe kafshëve shtëpiake u kanë mundësuar liri lëvizjeje më shumë. I kanë lënë me qindra mijëra njerëz pa punë. Na i kanë nëpërkëmbur të gjitha të drejtat elementare. E kanë shkelur Kushtetutën për ta ruajtur pushtetin e tyre. Më pas e kanë shkelur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tash po i shkelin edhe vendimet të tyre, që dhunshëm ta mbajnë pushtetin e tyre.

Sot i paskan lejuar disa “figura” politike që të sfilojnë edhe si protestues në shesh, duke ushtruar presion mbi vendimmarrjen e institucioneve të pavarura që Kurti edhe publikisht i shantazhon. Ndërsa, pasi që neve si qytetarë na i kanë përdhosur të gjitha të drejtat, në emër të së drejtës për të protestuar që decidivisht e ndalojnë me vendimet e tyre, sot jo vetëm që i paskan lejuar militantët e tyre të tubohen, por i paskan lejuar ata edhe që ta vandalizojnë me ngjyrë të kuqe sheshin kryesor të Prishtinës.

Për ta mbajtur të kapur Qeverinë, këta nuk lënë gjë pa bërë. Dhe, fatkeqësia më e madhe është që anëtarët e kësaj strukture nuk kanë as vullnet personal. Ata i kanë zhveshur tërësisht nga potenciali për aksion vetanak, duke i shndërruar vetëm në agjentë për ekzekutimin e vullnetit politik të një njeriu me ego të sëmurë!

Të ngjashme