Përçarjet politike në Kosovë zbehin rëndësinë e vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 15:54 | Nga Safet Gerxhaliu

Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme z. Dendias është një ndër vizitat më të rëndësishme të këtij viti në Kosovë për arsye të shumta por për fat të keq edhe kjo vizitë mbeti nën hijen e përçarjeve politike, debateve agresive dhe jo civilizuese në Parlamentin e Kosovës dhe kjo në kohën kur Kosova lufton për rimëkëmbjen ekonomike e cila po dështon çdo dit, por edhe në kohën kur Kosova ka nevojë për rimëkëmbjen politike si kurrë më parë.

Vizita e ministrit Dendias vjen në një momentum shumë të rëndësishëm për Kosovën pas marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit, pas njohjes së Izraelit dhe në këtë drejtim Greqia duhet të jetë përkushtim i institucioneve vendore që të punohet për njohjen e Kosovës nga ky shtet.

Është një vizitë që ka rëndësi gjeostrategjike të pa kontestuar, politike mjaftë aktuale, integruese shumë të rëndësishme dhe ekonomiko-sociale shumë domethënëse.

Prandaj, të nderuar politikbërës ju lutem të i ktheheni shtetit dhe për shtet më shumë sesa për pozitë e për pushtet. Është koha e fundit.

Të ngjashme