Perëndimi i politikës së “vijave të kuqe”

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 10:11 | Nga Blerim Vela

Derisa ishin ne opozite, LVV dhe LDK me te drejte izoluan PDK-ne nga mundesia e bashkepunimit politik ne te ardhmen. Kjo eshte nje kosto e ulet qe partia-shtet PDK po e pagun per kontributin e saj ne dekaden e humbur nga keqqeverisja, keqperdorimet e partnereve politik dhe humbja e shpreses se qytetareve. “Vijat e kuqe” ndaj PDK ishin tentim per riberje te skenes politike ne dy pole: ate te shpreses dhe ate te vazhdimit te rrenimit.

LVV dhe LDK i qendruan besnik kesaj kauze para, gjate dhe pas zgjedhjeve te 6 tetorit. Arriten qe te harmonizojne programin e qeverise se ndryshimit.
Por, mosgatishmeria e LVV dhe LDK per kompromis per sa i perket ndarjes se pergjegjesive institucionale ne bashkeqeverisje shenon fillimin e fundit te retorikes se “vijave te kuqe”. Sic duket ne skenen politike ndarja e kulaçit te pushtetit vazhdon te kete me shume peshe se programi qeverises.

Ky eshte vazhdim i logjikes se politikberjes se PDK, ku “cmimi” i partise eshte me i rendesishem se “idete” e saja. Per rrjedhoje, cdo dite e me shume po i afrohemi opsionit per qeveri qe nuk perfshin vetem binomin LVV-LDK, por edhe PDK dhe aleatet e saj te deridjeshem ne PAN.

Ngerçi i 10 diteve te fundit, per fat te keq, e deshmojne qe e vetmja “vije e kuqe” qe partite e zbatojne me koherence eshte “kapja” e pozitave kyçe ne qeverisje. Negocimi nga pozitat e istikameve mund te prodhoj “armepushim te perkohshem” dhe jo “paqe afatgjate”. Ndonese, LVV dhe LDK kane ende kohe dhe mundesi te deshmojne te kunderten – t’i japin krah ndryshimeve me gjenerate te re te politikaneve dhe profesionisteve.

Të ngjashme