Përkujtues për deputetët e LDK-së me kujtesë mize

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 23:18 | Nga Jakup Krasniqi

Sot 20 vjet pas Luftës Çlirimtare, pas dy legjislaturave të periudhës se Administrimit Ndërkombëtar dhe pesë legjislaturave të pas Pavarësisë, atyre që kanë kujtesë mize ju përkujtoj:

  1. Në Legjislaturën e parë (2002 – 2004) kanë qeverisur se bashku: LDK – PDK – AAK. LDK kishte shumicën e ministrive.
  2. Në legjislaturën e dytë ( 2004 – 2007) kanë qeverisur si është më se keqi LDK me AAK. Në ketë kohë Administrata Publike ka pësuar degradimin e saj më të madh! Kjo qeveri në çdo aspekt ishte degraduese. Madje këtu ka zënë fill qeverisja më jo kompetente. Kjo jo kompetencë ka vazhduar krejt deri më sot.
  3. Në legjislaturën e Pavarësisë (2007 – 2010) kanë bashkëqeverisur: PDK me LDK, mbase kjo ishte qeverisja më e mirë, pasi ishte edhe fryma e Shpalljes së Pavarësisë.
  4. Në legjislaturën e dytë të Pavarësisë (2011-2014) kanë qeverisur: PDK me AKR. Qeverisja ishte e keqe dhe kulmi i korruptimit në qeverisje.
  5. Në legjislaturën e tretë të Pavarësisë ( 2014-2017) kanë qeverisur PDK me LDK-në. LDK i ka zgjedhur krye akuzuesit e 20 viteve të fundit: Kadri Veselin Kryeparlamentar e më pas Hashim Thaçin Kryetar të shtetit. Në ketë bashkëqeverisje vetëm në fillim të vitit 2015 nga Kosova janë ikur mbi 120.000 qytetarë dhe ka ndodhur tragjedia në lumin Tisa. Këto dy parti kanë udhëhequr me të gjitha institucionet e shtetit, pra kapja e tyre ka qenë e përbashkët.
  6. Në legjislaturën e katër të Pavarësisë (2017-2019) më e shkurtra kanë qeverisur: PDK-AAK e NISMA. Kjo legjislaturë për më pak se dy vjet nuk e ka pasur as një shanse as ta shëmtoj e as ta ndryshoj qeverisjen e keqe të instaluar nga PDK, LDK e AAK.

Themeluesit e NISMËS që në prill të vitit 2011 në emisionin Rubikon, publikisht është distancuar nga qeverisja e Thaçit, tri vite para se LDK të bëhet kapse e institucioneve të shtetit se bashku me PDK-në. Dhe kjo kapje e degjenerim e institucioneve të shtetit e të nivelit komunal e kanë bërë të gjitha partitë që qeverisin edhe nëpër komuna. E sidomos çoroditja më e madhe i është bërë Kryeqytetit të Kosovës- Prishtinës!

Pa asnjë dyshim, NISMA Socialdemokrate nuk e ka asnjë mëkat të vetëm, në krahasim më partitë tjera që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Këto parti, për fat të keq, Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 i kanë kthyer në pazar ku shiten e blihen votat e njerëzit!
Ndërsa zgjedhjet do të duheshin të ishin Festë Kombëtare e jo mort! Përgjegjësia për ketë gjendje pa dyshim që është e partive të vjetra.

Nëse deputetet e LDK-së kanë kujtesë mize le të kërkojnë ndihmë nga kujtesa institucionale.

Të ngjashme