Përpjekjet për ta mohuar atdhedashurinë dhe kombëtarizimin e Adem Demaçit është mohim i vet qenies shqiptare

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 13:32 | Nga Behxhet Shala

Kush dhe pse në këtë kohë po merret me Adem Demaçin : Në historinë e re të shqiptarëve dhe të Shqipërisë e sidomos të Kosovës , sa i përket angazhimit për çështje kombëtare , pa e bërë edhe një ditë të vetme pushim , duke u sakrifikuar deri në vetëflijim apo mohim të vetvetes , si frymëzues i dhjetra e mijëra patriotëve që vepruan , përballuan çdo torturë dhe vdiqën nën torturë në burgjet e ish – Jugosllavisë dhe të Serbisë , ata që e themeluan , luftuan dhe ranë heronj në luftën çlirimtare të së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës , nuk mund ta gjeni një tjetër të tillë  përveç në personalitetin e pazëvendësueshëm të Bacë Adem Demaçit .

Personalitetet e mëdha njerëzore , historike , kombëtare , morale dhe politike  identifikohen dhe përcaktojnë , duke i vulosur periudha dhe procese të tilla historike . Të rrallë janë ata që e kanë fatin apo , unë e them vendosmërinë ta marrin përgjegjësinë historike për këto procese. Baca Adem Demaçi , në këtë aspekt ësht rast unikal , i papërsëritshëm , i pazëvendësueshëm dhe pa mundësi të riinkarnimit. Edhe ne kemi bërë nga pak burg politik por … është e papërfillshme me ate që e bërë Baca Adem , në aspektin politik dhe kombëtar sikur edhe Komandanti Legjendar, Adem Jashari, në aspektin e rezistencës dhe luftës së armatosur. Ne kemi qenë shoqërues , ndihmues , vijues dhe , në një mënyrë sakrifikues por si Adem Demaçi nuk ka dhe më nuk do të ketë në mesin e shqiptarëve.

Është një rregull i pashkruar se personalitetet e fuqishme dhe me ndikim , për së gjalli nuk respektohen sa duhet , nëse nuk instrumentalizohen nga politika , ngase i marrin si rrezikues të posteve apo pushtetit politik , mirëpo , pas vdekjes apo ikjes në amshim , në të shumtën e rasteve bëhet vlerësimi objektiv dhe i ndahet vendi që i takon. Edhe në këtë aspekt Baca Adem është rast unikat , për së gjalli ia ngushtuan dhe i pamundësuan qasje në institucione që i takojnë para se të gjithë të tjerëve , edhe nëse bëhen bashkë , e sulmuan dhe e pushkatuan publikisht përmes mediave dhe intrigave , ia organizuan një ceremoni mortore , që më shumë e fyente personalitetin e Bacës se që e nderonte dhe , për një kohë e lanë të qetë.Tash , pasi u bë pjesë e përjetësisë njerëzore , bëtërore dhe shqiptare , mbetje nga sistemi sllavist , jugosllav dhe serb , që i kishin shërbyer me aq pasion dhe përulje apo zgjatjet e tyre biologjike , përsëri kanë filluar të merren me personalitetin e të pavdekshmit Adem Demaçi.

Nuk mbeti morr i nënbishtit apo horr njerëzorë dhe moral , pa e “  vlerësuar “ , siç thonë ata , Adem Demaçin , madje duke ia mohuar edhe burgun mbi 28 vjeçar në llogoret e ish – Serbisë dhe ish – Jugosllavisë . Po këto karikatura morale , që shqipen e përdorin vetëm pasi u çlirua Kosova , tash si gjuhë të parë kurse , më parë e kishin gjuhë shtetërore , gjuhë të nënës dhe gjuhë të babës , gjuhë të besimit , bindjeve politike dhe kombtare , e kishin gjuhën serbe. Fillimisht u përpoqën ta vënë në një kontekst konfrontues me Ibrahim Rugovën ndonëse Baca Adem , thuaja deri në fillim të luftës e kishte përkrahur Rugovën . Dallimet midis Bacës Adem dhe Ibrahim Rugovës nuk ishin politike apo kombëtare por ishin në mënyrën se si duhet të arrihen ato qëllime. Baca Adem ishte për aktivizëm , fillimisht të rezistencës paqësore e , pastaj edhe të armatosur kurse Ibrahim Rugova ishte për aktivizëm vendnumërues , ku edhe ujku është i lumtur sikur që edhe qengjat mbesin të paprekur. Ishte dhe është shumë e qartë se në të njëjtin vend nuk mund të mbijetojnë  dhe bashkëjetojnë ujku me qengjat . Shaip Beqiri  bëri mirë që e bëri publike një letër që Baca Adem ia kishte dërguar në vitin 1992 Ibrahim Rugovës ku i drejtohet me vëlla dhe i jep përkrahje të plotë. Edhe unë e kam pasur atë letër dhe letra tjera që e dëshmojnë se Baca Adem kurrë nuk e ka sfiduar Ibrahim Rugovën në luftë  për pushtet por se ka dashur të jetë katalizator për shpejtimin e veprimeve të Rugovës e që Rugova nuk e bëri këtë . Ka ende për të shkruar. Me kohë , besoj .

Grupi Baca Adem :  Jemi një grup shokësh që u frymëzuam dhe u rritem kombëtarisht  dhe politikisht në fyrmën dhe personalitetin e Bacës Adem Demaçi dhe që e patëm fatim , për dallim prej të tjerëve që të jemi bashkë me Bacën në vuajtje të dënimit në Llogorin e Stara Gradishkës , në Kroaci.

Siç , me të drejtë e pohuan Vlladimir Sheks , Stipe Mesiq , Dr. Marko Veselica dhe Gjuro Perica , patriotë nacionalistë kroatë , të dënuar me burgime të gjata me të cilët Baca Adem dhe ne ishim bashkë në ato llogore persekutuese për të dënuarit politikë , baca Adem ishte autoritet suprem njerëzorë , kombëtar , politik dhe moral për shqiptarët e dënuar politikisht por edhe për vepra të tjera sikur që edhe për të burgosurit politikë kroat . Ata , me të drejtë e thanë se Baca Adem ishte një nacionalist i bindur , siç e kam thënë tërë kohën që ishte në gjendje të bëjë çdo gjë që kërkohej për popullim shqiptar mirëpo , në të njëjtën kohë , kur ndonjë popull rrezikohej sikur shqiptarët , menjëherë , në përkrahje, u deklaronte si pjesëtar i atij populli të rrezikuar ! Kush mund ta bëjë këtë , ndonëse e sulmuan vazhdimisht, përveç Bacës Adem që kishte vetëdije superiore njerëzore , kombëtare , politike dhe morale ! Askush , pa asnjë dyshim ! Ish të burgosurit politikë që janë në Grupin Baca Adem nuk iu ndanë kurrë Bacës Adem , deri kur kaloi në përjetësi. Edhe tash e ruajnë dhe kultivojnë frymën e Bacës Adem , sikur të ishim bashkë me te. Në Grupin Baca Adem  jemi , Dr. Haki Gashi , Tahir Hani , Nuhi Ahmeti , Elmi Reçica , Avdullah Dërguti , unë dhe disa të burgosur tjerë që do të bashkangjiten. Pikërisht Dr. Haki Gashi , na dërgoi një tekst prononcimi ku , Jusuf Buxhovi , historian kosovar thotë : “  Demaçi ka qenë poli lindor . Programi i tij nuk ka qenë kombëtar. Programi i tij ishte ideologjik , koncept rus .

Demaçi ishte në anën prosovjetike … “  ( Rrokum TV , Kanal 10 , 25 shkurt  2021. Tash , ta shohim kush e thotë këtë dhe kush na qenka ky Jusuf Buxha apo Jovan Guxha !  Sa isha i izoluar në Burgun e Mostarit me Rexhep Malën , i papërsëritshëm është Rexha , në planin kombëtar , me Skender  Kastratin , intelektual me integritet të lartë njerëzorë , kombëtar , politik dhe moral , me Agim Sylejmanin . që ndonëse ishte në moshë të re , ishte i pathyeshëm dhe i pakthyeshëm kombëtarisht , më ra në dorë romani “ Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit “ , që ma dërgoi gruaja ime , Fexhrije Shala – Bilalli , e burgosur politike dhe shumë e keqtrajtuar , e cila , ndonëse nuk dinte a do të dalë gtjallë nga burgu , më priti tërë kohën sa isha në vuajtje të dënimit. Këtë sakrificë mund ta bëjnë vetëm femrat shqiptare që e ngritën kombin shqiptar dhe ishin dhe mbetën themel i shtetit shqiptar.

Më bëri përshtypje ky roman sepse , në atë kohë edhe nuk kishim ndonjë roman në gjuhën shqipe që ia vlenë dhe që e kalon censurën rigoroze tëp burgut , deri sa binte në duar të burgosurve politikë . Çuditërisht , romanin e Jusuf Buxhovit ma dhanë pa e bër asnjë kontrollë që nënkupton se nuk ka qenë në listen e romaneve të ndaluara . Pasi u dënova , për herë të dytë , në Gjyqin Ushtarak në Zagreb , me 12 vite burg , në dërguan në Llogorin e Lepogllavës për të më mbajtur , kryesisht , ose në vetmi , ose në izolim. Madje , për 18 muaj më mbajtën në Burgun e vjetër , nga koha e Austro – Hungarisë , vetëm me Dr. Marko Veselica . Ai ishte emër i njohur , unë emër i panjohur. I tërë kati i parë ishte për te , kurse kati i dytë ishte për mua. Nuk kishte të burgosur tjerë ndonëse kishte kapacitet për 150 – 200 vende . Mund të mendoni se kemi bërë shtatë palë qejfe në atë hapësirë por , më duhet ta sqaroj se hapësira ime , sikur edhe e Dr. Marko Veselices ishte dhoma ku qëndronim 24 orë të mbyllur , pa toalet dhe pa ujë brenda . I kishim vetë 2 orë për ajrim brenda 24 orëve kurse nevojën e kryenim në një uturak , kibëll të ndryshkur metalike , mbase e vitit 1945 të cilën e zbraznim një herë brenda 24 orëve në toaletin e burgut , në fund të korridorit të gjatë.

Gjatë kohëa sa isha me të burgosur tjerë rrija me Remzi Ademajn , nga Zhuri , patriot i madh icili punonte dhe vepronet në Gjermani. Ia thoshte këngëve patriotike që i kishte mësuar në Zhur dhe në Gjermani e që e dëgjonim me shumë pasion dhe përkushtim . Më tregoi se si e kishin burgosur në kufirin Slloveni – Itali duke bërë përpjekje ta kalojë ilegalisht një anëtar të familjes Gërvalla. M’u shtua interesimi se ku e njihte familjen Gërvalla , apsi ata , bashkë me Kadri Zekën , për aktivitet patriotik i kishte ekzekutuar  UDB –ja jugosllave , apo shërbimi për ekzekutime politike që udhëhiqej nga Stane Dollanc. Jusuf Gërrvallën e mbaja mend sa ishte student në Prishtinë ku , çdo mbrëmje luante me kitarë duke kënduar këngë të lehta , serenata korçare , me përmbajtje patriotike .

Edhe unë banoja afër por , në moshën që e kisha , nuk e kuptoja se kush , në fakt ishte Jusuf Gërrvalla. Remzi Ademaj , komandant Petrit gjatë luftës çlirimtare u vra , në rrethana ende të pasqaruara , duke rënë në një pritë , më tregoi se kishte bashkëpunuar ngushtë me vëllezërit Gërrvalla dhe , çdo herë kur fliste për ta , sytë i mbusheshin me lotë. Remzi Ademaj  , në atë kohë e implikonte , historianin kosovar tash , “  vlerësuesin “ e Bacës Adem në ekzekutimin e patriotëve të pashembulltë , Jusuf dhe Bardhosh Gërrvalla dhe Kasri Zeka sikur që thoshte se , po ky historian merrte pjesë në çdo aktivitet të diasporëps shqiptare , ndonëse ishte pjesë e stafit konsullar jugosllav. Edhe në shumë media është përfolur e kaluara , asnjëherë e sqaruar e Jusuf Buxhovit , me dyshime të rënda se i ka shërbyer regjimit jugosllav , si pjesë e pandashme e mendësisë dhe orientimit sllavo – rus , pa asnjë dyshim , në dëm të shqiptarëve ! Po i njëjti ishte ndër themeluesit e LDK-së e që flitej se Rrahman Morina kishte dhënë dritë të gjelbër për themelim , me arsyetim se në këtë mënyrë e parandalojmë themelimin e një partie që do të kishte kërkesa , qëndrime dhe veprime radikale. Mund edhe të mos pajtoheni me qëndrimin politikë të Bacës Adem , mund të thoni se në situata të caktuara mujd të ketë pasur qëndrime dhe veprime të nxituara dhe gjëra të tjera , por , të thuani se Adem Demaçi nuk ka pasur program kombëtar , se ka qenë poli lindor , pro rusë dhe jashtëqitje të tjera që ia atribuon Jusuf Buxha , alias Jovan Guxha , është jo vetëm jokorrekte dhe jonjerëzore  por është aso çmendurie që as i çmenduri më i madh nuk e beson. Deri sa shovinistet serbë , duke filluar nga Aleksandar Rankoviq , Millovan Gjillas e deri te kryekrimineli Tito , e kanë vlerësuar Adem Demaçin si nacionalist të papërmirësueshëm , të pandreqshëm dhe , për këtë e kanë prangosur thuajua 30 vite , një ish besnik i ish – regjimit e thotë të kundërtën.

Duket se kur ky farë historiani e ka dhënë këtë vlerësim duke i ngatërruar programet , nuk e ka lexuar fare programin e Bacës ndërsa i ështe referuar programit të Lidhjes Komuniste të jugosllavisë të cilës me aq përkushtium dhe besnikëri i ka shërbyer e që po e bënë edhe tani. Realisht , të thuash se Adem Demaçi nuk ka pasur program kombëtar , kur e tërë jeta e tij , veprimtaria dhe përcaktimi ka qenë histori e ecjes dhe zhvillimit kombëtar  është njëjtë sikur të thuash se Zoti nuk e ka dërguar Pejgamberin Muhamet për ta interpretuar Kuarnin dhe për ta përhapur besimin islam por se e paska dërguar me Manifestin e Partisë Komuniste për ta përhapur ateizmin ! Realisht , përjashtuar disa rasteve , pjesa dërrmuese e historianëve “ kombëtarë “ në Kosovë i kanë shërbyer regjimit jugosllav dhe kanë bërë përpjekje ta mjegullojnë historinë kombëtare duke e zëvendësuar me historinë e Rankoviqit , Ivo Andriqit , Ilija Garashaninit dhe kriminelit Broz . Jusuf Buxhovi , para se të merret me “ rusin “ dhe “ sovjetin “ , Adem Demaçi duhet ta hjek mjegullën nga e kaluare e tij duke dhënë sqarime për ekzekutimin politik të vëllezërve Gërvalla , Kadri Zekës dhe shumë patriotëve shqiptarë që kanë vepruar jashtë. Jusuf Buxhovi është në nivel intelektual , moral , kombëtar , njerëzorë dhe politikë kur e bënë vlerësimin e Fadil Hoxhës , Ali Shukrisë , Sinan Hasanit , Kolë Shirokës dhe të ngjashmëve sepse ësht5ë ngjizur , rritur dhe zhvulluar në folenë e tyre e që ka shërbyer si furrikë për mbajtje të temperaturës optimale të prapanicave të të lartppërmendurve , patritovë të shquar të çështjes jugosllave dhe serbe. Po të kishim mundësi të hapin dosjet tona nga e kaluara , ndoshte do të krenoheshim me të kaluarën e Cufës por , pasi Jusufi e ka të qartë se nuk mund të kemi qasje në ato dosje , që e mbrojnë , pa asnjë dyshim , atëherë , duke i mëshehur këmbët si një gajrpër helmues , godet personalitetein më të shquar të historisë së re të popullit shqiptar , Bacën Adem Demaçi dhe , në këtë mënyrë edhe neve që kemi shkuar pas Bacës e që , edhe sot e kemi alfa dhe omega në aspektin kombëtar.

Grupi Baca Adem do të rritet me anëtarë të rinjë , fëmijë tanë , nipa dhe mbesa  për ta mësuar historinë e vërtetë kombëtare dhe për ta demantuar historinë e Jusuf Buxhovit e do jusufave tjerë  , deri sa të krijohen kushtet që historianët e vërtetë , ta shkruajnë historinë e vërtetë. E që tani nuk e kemi, as në Kosovë e as në Shqipëri. Deri atëherë , ne jetojmë me historinë tonë për të cilën një çikë kemi kontribuar me vuajtjet tona dhe të familjeve tona , si pjesa e vërtetë e popullit shqiptar dhe me historinë e Jusufit që , në thelb ka proveniencë sllave , atyre iu ka shërbyer në kohën kur “ rusi “ “ sovjeti “ dhe “ antikombëtari “ , Adem Demaçi kalbej në llogoret e urdhërdhënësve të këtij historiani gjatë thuaja 30 viteve.  Respekt dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për veprën , sakrificën , qëndresën dhe Kuptimin e fjalës Liri dhe Bashkim Kombëtar , Baca Adem Demaçi .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme