Përse duhët të shkohet në Washington edhe pse marrëveshja duket e largët

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 18:03 | Nga Ibrahim Gashi

Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, më ndërmjetësimin e BE-së, për pothuaj një dekadë ka shpërfaqur në mënyrë graduale komplesicitetin dhe ndërlikueshmërinë e tij të skajshme. Progresi dhe marrëveshjet e arritura në fillim janë dukur si një dritë në fund të tunelit dhe kanë rritur pritjet, sidomos në Prishtinë, se gjerat po levizin shpejt, se Veriu po integrohet dhe se marrëdhëniet më Serbinë po normalizohen.

Barrierat që ka nxjerrur në vijimësi Beogradi në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, gjuha e ashpër e zyrtarëve më të lartë, e stilit se “kurr nuk do ta njohim Kosovën”, përfshirja në preambulen e kushtetuës së shtetit serb të Kosovës si pjesë e saj dhe sidomos fushata lobuese kundër njohjëve të shtetit Kosovës janë treguesit më kokëfortë se palet kanë pozicione aq të largëta dhe aq të ngurta sa që as edhe një shekull nuk do mund të merrën vesh pa një gjuhë të fortë ndërmjetësimi, që nënkupton ndërhyrje të drejtëpërdrejtë nga një fuqi botërore absolute, e cila do t’i degjonte palët dhe vet do ta thoshte fjalën e fundit. Nëse më këtë optikë reale i shohim gjerat ne këtu në Prishtinë dhe vetëm pak i kthehemi kujtesës jo të largët historike, atëherë zerat kundërshtues, hezitues dhe ekuivoket politike, të shkohet a mos shkohët në Washington, janë jo vetëm të gabuara por edhe të dëmshme.

Zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, në formatin siç janë ftuar, duhët të shkojnë në Ëashington, të tregojnë seriozitet dhe konstruktivitet në dialog, që nënkupton, të mbrojnë qendrimet tashmë të deklarauara nga ana e tyre, se ska ndryshim kufijsh, se ska ndarje, se ska kompetenca të reja jo kushtetuese për asociacionin dhe se njohja reciproke duhet të jët verdikti final i këtij dialogu.

Tani përse Washingtoni dhe Shtëpia e Bardhë duhet te jet vendi i bisedimeve? Së pari konsistenca dhe koherenca e mbështetjes së politikës dhe diplomacisë amerikane për shtetësine e Kosovës, që nga faza e para shpalljës së saj, gjatë aktit të shpalljës dhe veçmas në përiudhën e passhpalljës, përmës procesit të lobimit dhe sjelljeve të njohjëve të numërta dhe për më shumë lobimi i fuqishëm dhe asistenca profesionale më ekspertizë juridike për të argumentuar të drejtën e Kosovës në aktin e saj të shpalljës së pavarësisë, pranë GJND-së, janë vetëm disa pikëarritje kulmore që provojnë qendrimin konstruktiv dhe mbështetës të Washingtonit zyrtar ndaj shtetit të Kosovës, nw gjithw trajektorwn kohore tw tij.

Së dyti, Në teoritë e negocimit, përcaktimi i palës ndërmjetëse dhe vendi i bisedimeve janë faktor, që në masë të konsiderueshme, e dëtërminojnë suksesin në arritjen e marrëveshjëve në një proces të vështirë dialogu. Teoricientët konsiderojnë se ndërmjëtësit kryesor janë shtetët e fuqishme të cilat mund të veprojnë vetëm ose në mënyrë kolëktive apo edhe nëpërmjet organizatave ndërkombëtare, ku kanë ndikim të fuqishëm.

E para dhe më kryesorja shtëtet e veshin mantelin e ndërmjetësimit për të shuar krizat të cilat kërcnojnë stabilitetin politik dhe ekonomik për të cilin ato kanë interes të veçantë. SHBA-t, pa dyshim, vazhdojnë të jenë të interesuara për stabilitetin politik dhe ekonomik si dhe për sigurinë e Ballkanit edhe nga nga kuadri i gjeopolitikës së tyre evropiane. Kosova në këtë mes ka një rendësi parësore, për aq kohë sa raporti midis i saj më Serbinë është i tendosur dhe jo normal.

Sëkendejmi Kosova duhet parë bisedimet në Washington si mundësi reale, mbase të vetmën, për arritjen e një marrëveshje të favorshme. Së fundi Brukseli sikurse edhe Prishtina duhët ta shohin më dashamirësi dhe optimizëm aktivizimin e Washingtonit në pjesën më të vështirë dhe më të rendësishme të procesit, atë të arritjës së një marrëveshje përfundimtare. Madje Brukseli pa asnjë hezitim duhët t’i bashkohet Washingtonit dhe bashkërisht të kurozojnë procesin më një marrëveshjë finale. Sa i takon marrveshjës eventuale konsideroj se pozicionet janë shumë të largëta dhe për rrjedhojë edhe arritja e një marrëveshje eventuale duket e largët. Edhe sikur palët dhe ndërmjetësit të arrijnë në parim pajtueshmëri për ndonjë draft fillestar, serish është iluzore më pritur marrveshje finale në një kohë të shkurtër. Mëgjithatë, duke njohur stilin e ndërmjetësëve amerikanë, të cilët kanë kurajon për tu shkuar gjerave deri në fund, pa prognozuar afate kohore, fundi i ditës do të sjell një marrëveshje të pranueshme për palët, ngase çdo epilog tjetër do të ishte mossukses i palëve ndërmjetëse, para së gjithash SHBA-ve, më të cilin vështirë se do të pajtohëshin.

Shkruan: Prof Ibrahim Gashi

Të ngjashme