A po hyjmë në krizë të thellë financiare?

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 11:39 | Nga Agim Krasniqi

Deklarimet e ministrit të Financave se rezervat e shtetit po shkojnë nga fundi, dhe tani edhe deklaratat e SBAShK-ut, se duhet me çdo kusht të implementohet ligji që njeh përvojën e punës të viteve të 90-të për punëtorët arsimorë, përkundër që sipas tyre ka hezitime nga ministri i Financave, mund tërësisht të bankrotojnë sistemin e ndërtuar të Financave publike.

Është e qartë se shumë kategori me të drejtë apo në shumë raste krejtësisht pa të drejtë po përfitojnë nga buxheti i shtetit, por faji nuk është i tyre, faji është institucional. Sot në buxhetin e shtetit, rezervat shtetërorë janë ne fund, mungojnë në plotë institucione mjetet buxhetore për pagesat e rregullta, mungojnë disa dhjetëra miliona për veteranet e luftës, mungojnë dhjetëra miliona për shpronësimet e ndodhura e mos të flasim për ato që po vijnë, mungojnë qindra miliona për sektorin e ri të energjisë, mungojnë disa qindra miliona për projektet kapitale të filluara në infrastrukturë.

Kur kësaj t’i shtojmë edhe disa dhjetëra miliona që nevojiten për këtë ligj, atëherë edhe kur ke të drejtë në një situatë të tillë duhet marrë gjërat me qetësi.

Korniza buxhetore për vitet 2018-2020 duhet analizuar me kujdes, ato tani janë miratuar përmes dokumenteve të PRE, KASH dhe Ligjit të buxhetit.

Përfundimisht asnjë politik shtesë buxhetore pavarësisht dëshirave të kujtdo qoftë, nuk duhet proklamuar dhe premtuar pa përkrahjen e përgjegjësit të kuletës së shtetit.

Të ngjashme