Po me nënën ç’pate?

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 09:22 | Nga Naim Ramizi

Fitore Pacollit nuk po i mjaftojnë kritikat e pabaza për Ramushin, nuk po i mjafton një mal me gënjeshtra në drejtim të tij, ajo po merret edhe me nënën Rukë.

Fitorja mbrëmë na tregoi qysh nëna e Ramushit paska qenë jashtë vendit për shërim. Ajo po e lakon emrin e nënës që i’a dha tre djem Kosovës, nënës që i dha kaq shumë kësaj toke e që ka aq dhimbje në zemër. Emrin e sajë po e përdorë për marketing politik, e kush? Fitorja, një femër, mbase një nënë?!

Një nënë, duhet t’ia di ose ta ndjejë dhimbjen e një nëne.

Fitore Pacolli, a kishit me qenë ju e gatshme me i’a dhënë një fëmijë Kosovës?

Kurrë, asnjëherë.

Ju jeni lindë për me i marrë Kosovës,andaj shkelni e fyeni mbi vlerat më sublime të këtij vendi.

Paramendoje të shkosh të flesh e fëmijët një natë afër të mos i kesh?

Fitore Pacolli, a nuk t’u dridhur buza kur përmende nënën Rukë?

A nuk munde me e kursyer të paktën këto ditë kur ajo ka shumë mërzi?

Fitore, ju vraftë loti i sajë!

A ju ka mbetur një pikë ndërgjegje more, deri ku doni me shku?

A keni fytyrë?

Nuk mundeni me fyer e me shkelë mbi këto vlera që janë themeli i këtij shteti.

Jo, jo nuk mundeni, nuk ju lejojmë.

Fitore, derisa ju po e lakonit emrin e sajë, Ruke Haradinaj po vriste dhimbjen në përvjetorin e vrasjes tinzare të Enverit, pikërisht mbrëmë dhe përvjetorit të rënies heroike të Shkelzenit sot. E gjete ditën me prekë zemrën e një nëne që veç dhimbjes asgjë tjetër në këtë jetë nuk njohu.

Ruke Haradinaj nuk ështė vetëm nëna e Ramushit, Dautit, Luanit, Shkelzenit, Enverit, Frashërit e Vetonit, ajo është edhe e bija e Azë Brahimajt, nanës së UÇK-së, dëshmores së Kosovës. Nëna Ruke është nëna e gjithë atyre ushtarëve që i’u dha bukë e i deshi si djemtë e sajë, ajo është nëna e gjithë rinisë së atëhershme që duke shuar jetët e tyre të njoma po i jepnin jetë Kosovës.

Është nëna e të gjithë atyre që historinë legjendë të kësaj familje e ndjejnë dhe e përjetojnë si të ishte familja e tyre, mishërohen me te pra është edhe nëna ime.

Kur s’mund t’ia bëni më të lehtë dhimbjen të paktën mos i’a shtoni atë, mos ia trazoni plagët e sajë e mos trazoni shpirtin e bijve të vrarë.

Lutem që nënën Rukë të mos u ligështojnë e as mos e zemërojnë gojët e liga, ato që flasin e ecin mbi këtë dhe por nuk peshojnë mbi të!

Lutem që ajo të qëndrojë e fortë ashtu siç ke qëndruar në këto ditë të dhimbjes krenare, lutem që ajo të ketë shëndet e të jetoj gjatë!

Lëreni plagët le s’pushojnë mos i trazoni!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme