Po rriten çmimet, pagat më të ulëta ne rajon, e ne çdo ditë po varfërohemi

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 20:23 | Nga Imer Raçi

Eurostat ka publikuar statistikat lidhur me pagat e vendeve të Ballkanit, ku Kosova është renditur e dyta me pagat me të ulëta në rajon.

Ne po përballemi çdo ditë me rritje çmimesh, shporta jonë çdo ditë goditet edhe pse ajo ishte në krizë edhe para rritjeve të çmimeve sepse ne kishim dhe kemi pagat më të ulëta në rajon, por jo edhe çmimet, ku çmimet për produktet elementare kanë shënuar rritje e për të cilat nuk kemi asnjëherë as kontroll, apo mbështetjen e prodhuesve që të mos goditet standardi jonë, (tek ne çdo gjë ka arsye: papunësia, paga e ultë dhe rritja e çmimeve).

Po rriten çmimet, paga më ulëta ne rajon e ne çdo ditë po varfërohemi.

Tek ne si i punësuar e si i papune përballesh me njërën nga këto kategori:

• Të papunët nuk e konsiderojnë më vetën si të papunë, por jashtë forcës punëtore (ia kanë mbytur shpresën për një vend pune).

• Të jesh i punësuar është si ta zbutësh mjerimin me të fala sepse t’i jeton me kufizime financiare, pa plane të mëdha dhe në pa mundësi të i plotësosh së pari ëndrrat e fëmijëve se për ëndrrat tua as nuk bëhet fjalë.

Çdo muaj nga shporta jonë, duhet larguar produkte, pra duhet varfëruar sofrën tonë sepse ne përballemi me krizë.

Ambasada Gjermane çdo muaj ka mbi 200 termine për viza puna pa përfshirë vendet tjera, pra rinia çdo ditë ikë nga Kosova, me të vetmen shpresë të bëj një jetë ashtu siç do të duhej të bënte në Kosovë. Këta 200 të rinj pa përfshirë vendet tjera do të thotë 200 familje të larguara nga vendi nëse jo me ‘ta, ato familje do të largohen brenda viti.

200×5×12 muaj = 12,000 persona, mesatarisht, pra 12,000 persona ikin vec per Gjermani brenda vitit. Ku janë ambasadat tjera?

Neve me largimin e të rinjve nga Kosova do te na mbetet vetëm Remitanca, por jo rina, ajo rini që do e sillte rrotën e zhvillimit ekonomik të vendit.

Të ngjashme