“Po të bëhej ndryshimi me votë, nuk do të na lejonin të votonim”

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 20:24 | Nga Milazim Krasniqi

E kuptoj që shumë të rinj janë rrëmbyer nga emocionet se mund të bëjnë ndryshim me votën e vet.

Por, Mark Tueni ka thënë se po të bëhej ndryshimi me votë, nuk do të na lejonin të votonim.

Në fakt, ndryshimi bëhet si proces, me dedikim të qartë të njerëzve për lirinë, demokracinë, shtetin, kombin, kulturën urbane, identitetin evropian dhe frymën e atlantizmit.

Nëse nuk ka dedikim ndaj këtyre vlerave, gjendja mund të bëhet më keq se sa që është. Kosova është e vogël, e varfër, e dobët, e izoluar, e papërmbyllur si shtet, ndaj nuk i duron ndryshimet eksperimentale.

Veçmas nuk i duron ndryshimet e ndikuara nga urrejtja. Në fakt, rinia dhe urrejtja nuk duhet të kenë asgjë të përbashkët.

Kushdo që tenton të mbjellë urrejtje në mendjen e rinisë, thjesht është kriminel

Të ngjashme