Po të isha në Vetevendosje, do të votoja kundër Agim Bahtirit në Mitrovicë

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 11:47 | Nga Neri Ferizi

Nuk eshte qe nuk e kam menduar te behem pjese e grupimeve partiake, sepse angazhimin politik e shoh si shume te nevojshme per vendin. Asnjehere nuk e kam gjykuar ndonje subjekt ne tanesine e saj duke u bazu ne veprimet e individeve brenda atij subjekti.

I kam gjykuar vetem nese ata e kane perkrah krimin, korrupcionin, nepotizmin e njerez te cilet jane diletant brenda subjekteve.

Nuk do te thote ne asnje forme qe po qendrove ne subjektin i cili ka te tille, je edhe ti i tille. Nese gjykon bazu ne grupime, eshte njesoj sikur me e gjyku njeriun pse je pjese e botes, kur kjo bote shtyp, ku njerezit vdesin urie, ku vrasesit jane njerezit, etj…

Une ende mendoj e besoj qe ne kete vend e brenda subjekteve politike ka njerez shume te mire, qysh ka edhe ne Levizjen Vetevendosje.

Por, ka edhe te tille qe i kane bere deme vendit, i kane bere deme Mitrovices, e kane sjelle Mitrovicen ne nje situate mbijetese, ku njerezve te Mitrovices ua kane shkele integritetin e dinjitetin me te dy kembet.

Une besoj dhe e di sigurt qe shumica e njerezve brenda Vetevendosjes nuk ndihen mire me kete kandidim, nuk perfaqesohen nga ky njeri, nuk kane pikepamje te njejta me kete kandidat, e besa jane shume me shume te informuar rreth te te udhehequrit te nje komune se sa ky kandidat.

Une besoj qe vota kunder e nje votuesi te VV-se eshte dinjitet, eshte moral e eshte çlirim.

Aktivisti i Vv-se, nuk ia ka borxh voten Vetevendosjes, Vetevendosja i ka borxh aktivistit. Prandaj, nje aktivist i denje, kerkon llogari e ndeshkon me vote; sepse parimet dhe ideologjia qe e udheheq shpirtin e tij, eshte me e madhe se sa grupimi, apo oportunistet e pushtetit.

Prandaj, po te isha Vetevendosje, do te votoja kunder ketij pushteti ne Mitrovice.

(Autorja është aktiviste e shoqërisë civile në Mitrovicë)

Të ngjashme