Politikat fiskale që do të lejohen për zhvillimin e bizneseve të mesme dhe të medha

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 16:43 | Nga Ramiz Kelmendi

PDK Mendon se politikat fiskale do të shërbejnë për motivim për tju qasur biznesit dhe zhvillimin e bizneseve pa marrë parasyshë madhësia sepse të gjithe mundë të kontribuojnë në zhvillim dhe punësim sipas kaçikut të tyre.

1. Mbështetjea për bizneset e mesme dhe të mëdha
– Çertifikimi i shtetit të Kosovës në institucione ndërkombetare që ndikon në uljen e kamatës së paku për 1% në kreditë komerciale.

-Themeilimi i Gjykatës Ekonomike që përshpejton zgjidhjen e kontesteve mes akterëve ekonomik në kohë dhe afat të caktuar, edhe kjo ndikon në zvogëlimin e kredive të këqija dhe ulë normën e kamatës për së paku 1% tjera.

-Fillimi i punës së Bordit të pavarur të ankesave, edhe kjo shton sigurinë që mjetet qe mbahen nga ana e institucioneve mbledhëse financiare të zgjidhen më shpejtë dhe për ata që kane të drejtë të ju lirohen mjetet financiare.
– Bashkëbisedim i drejtpërdrejtë me bizneset që kanë ndikim në buxhet dhe punësim, për ti dëgjuar dhe zgjedhur me kujdes të gjitha kërkesat e arsyeshme të tyre.
– Vlera e tatimit në fitim prej 10%, të shpërndahet në 3% për kulturë dhe sport dhe 7 % për riinvestim tek sektorët prodhues, kjo përshpejton zhvillimin ekonomik, rritjen e numrit të të punësuarve dhe ngritjen e nivelit të ardhurave personale .
– Toka në shfrytëzim për 99 vite me vetëm 1 euro/meterkatror.
– Diplomacia shtetërore në shtetet ku i kemi në funksion të promovimit të produkteve Made in Kosova.

– Krijimi i zonave të lira ekonomike, që dallojnë nga zonat ekonomike që po propagandohen me vite të tera, në veçanti për bizneset e mëdha dhe investitorët strategjik.

Fuqizimi i Agjencionit për promovimin dhe terheqjen e Investitorëve të jashtëm, jo duke i pritur në zyrët e Agjensionit por duke dalur me diplomaci në bindjen e investitorëve të nevojshëm për Kosovën dhe ky agjension do jetë në kryeministri, me të cilën tregojmë përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e Kosovës.

– Do ti trajtojmë produktet që po importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja para takses, të bëjmë politika fiskale në veçanti me doganën prej 10% që ato produkte të zëvendësohen për shumë kohë. Por duke pasur kujdes rritjen e çmimeve që ndikon në standardin e qytetarit.
2. Fuqizimin e shkëmbimit tregtarë me SHBA-në
– Heqja e taksës Doganore prej 10% për të gjitha produktet e gatshme, repromaterialet, ambalazhimet, pra me kuptimin e fjalës tregti e lirë pa taksen Doganore 10%, pra pas 20 vteve liri, produktet e prodhuara në SHBA të jenë trajtuar më keq se produktet e prodhuara në Serbi dhe kjo ka bërë që shkëmbimi tregëtarë të jetë minorë dhe me këtë hap fiskal ndodhë edhe shkëmbimi tregtarë që do dhjetëfishohet. Shkëmbimi tregtarë ka rolë të rëndësishëm në rritjen dhe promovimin e miqësise edhe politike.
– Lirimi i taksës doganore e kalon importin nga Amerika Latine në importë nga SHBA.

Të ngjashme