Populizmi të mos eklipsojë vdekjen e Agonit

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 12:34 | Nga Faton Abdullahu

Revolta dhe pakënaqësia politike që ka shkaktuar rënia e Qeverisë Kurti, protesta në ballkona me gjygyma e tenxhere, me shumë arrogancë urbane, zhgënjimi tek ata që vlerësojnë kutrum se, në këtë shtet nuk është bërë asgjë për fajin e hajnave – ka ndërsy mendësinë populiste për t’i linçuar, akuzuar bile edhe frikësuar ata që në një ose mënyrë tjetër duan të gjejnë lidhje të përgjegjësisë ndërmjet menaxhimit të situatës në “Konviktet e Prishtinës” dhe humbjes së jetës së të riut 26-vjeçar Agon Musliu.

Kjo është trysni tipike politike, është politizim, që çështja të politizohet në emër të thirrjes për të mos u politizuar. Ky politizim është i kamufluar me populizëm.

E çuditshme sepse të gjithë ata që deri dje thoshin se gjykatat janë të kapura dhe aty s’ka drejtësi, tash po thonë se çështja e Agonit duhet t’i lihet vetëm gjykatës.

Çka u bë kështu? Ndryshoj vlerësimi për gjykata apo gjykatat u bënë të mira pas dy muaj të qeverisjes Kurti. Thënë përmbledhtazi krejt kjo është trysni jo vetëm e tërthortë, e stërkequr deri në kërcënim për destabilizim, ajo prej së cilës duhet ta mbrojmë rastin e Agonit, sepse ky rast duhet të zbardhet dhe të kuptohet e vërteta plotësisht.

Të ngjashme