Poshtë oligarkët e “regjimit të vjetër” rrofshin oligarkët e regjimit tim!

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Nëse, siç thonë zyrtarët e qeverisë taksa prej 5 eurove për “tiketën ngjitëse” për vetura është e domosdoshme, gjë që aspak nuk pajtohem, sepse, shpenzimet për prodhimin e tiketave fare lehtë mund të mbulohen nga kostoja edhe ashtu e lartë për regjistrimin e veturës, atëherë pse të mos bëhet kjo nëpërmjet një kompanie publike por nëpërmjet një kompanie private!?

Nga pozita e opozitës Albin Kurti propagandonte se shumë shërbime publike që “regjimi i vjetër” ua ka dhënë monopolin “oligarkëve”, mund të kryhen nga ndërmarrjet publike, kështu që kur ata të vijnë në pushtet shërbimet e tilla nuk do të kryhen më nga “oligarkët” por nga ndërmarrjet publike!

Ndërsa tash që është në pushtet, shqetësimi i qeverisë Kurti për ndërmarrjet publke nuk shkon përtej shkarkimit të anëtarëve të bordeve dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe zëvendësimi me militant të tyre. Kështu që, në vend të forcimit të ndërmarrjeve publike sipas premtimeve opozitare, Albin Kurti ka nisur zëvendësimin e oligarkëve të vjetër me oligarkët e rinj. Thënë ndryshe kjo i bie kështu: Poshtë oligarkët e “regjimit të vjetër” rrofshin oligarkët e regjimit tim”

Të ngjashme