Premtimet korruptive dhe votat me mashtrim

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 14:27 | Nga Faton Abdullahi

Premtimet korruptive dhe votat me mashtrim

Kur premton diçka në politikë dhe me ato premtime fiton vota dhe më pas nuk i realizon por i shkel ato, kjo do të thotë që premtimet, parimet dhe politikat i ke pasur dhe i ke korruptive.

– Ky lloj korrupcioni është si hajnia.

– Këtu hajn është premtuesi

– Këtu pasurohet rrenci

– Këtu janë votat e vjedhura me mashtrim

– Këtu i dëmtuar është votuesi

– Këtu mashtrues është pushtetari në karrige

– Këtu pëson krejt shteti

Në këto raste votat e vjedhura me premtime korrutive mund bëhen edhe më të dëmshme se parat e vjedhura.

Shumë simpati dhe shumë vota Qevria aktuale i ka fituar në emër të parimit  VETËVENDOSJE JO NEGOCIATA – sepse këtë parim e ka lidhur me kauza tjera. Ky parim prandaj del të jetë korruptiv. Qe pse. Sepse është shtruar kështu :

– Jo dialog pa zgjedhjen e problemit të Luginës

– Jo bisedime pa ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë

– Jo negociata pa kërkim falje nga Serbia

– Jo dialog pa i kthyer të pagjeturit

– Jo negociata me Serbinë por bashkim me Shqipërinë

– Jo bisedime pa ndëshkimin e kriminelëve të Serbisë

– Jo negociata pa i paguar dëmet që i ka shkaktuar Serbia

Jo negociata pa ……….

Vazhdone listën ju lexues – ka edhe politika dhe ide të tjera korruptive me të cilat u fituan shumë vota e të cilat u shkelën dhe po shkelen. 

Poshtë korrupcioni politik e ideologjik.

Të ngjashme