Presidenti Kurti do të mund të ishte zgjidhja

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 15:28 | Nga Ilir Ibrahimi

Nëse analizohen me kujdes dhe me objektivitet zhvillimet e dy viteve të fundit, mund të arrijmë në një konkludim se zotit Kurti shumë më tepër do ti shkonte pozita e presidentit se sa ajo e kryeministrit.

Pozita e presidentit, si një pozitë ceremoniale, pa ndonjë përgjegjësi të theksuar vendimarrëse, do ti ofronte zotit Kurti platformën të cilën duket se ai e ka më së shumti për qef: pjesmarrjen në seminare, vizita jashtë shtetit, fjalime në universitete prestigjoze, simpoziume shkencore e të tjera. Në të njejtën kohë edhe adhuruesit e tij do të kënaqeshin sepse do tu bëhej idoli President.

Në anën tjetër do të hapej mundësia për formimin e një qeverie e cila do ta kishte përvojën, vullnetin dhe kuadrot e duhura për tu përballur me krizat që i kemi përpara.

Ndoshta në shikim të parë kjo mund të duket si një shaka por Never Say Never. Kemi mjaft presedane të së kaluarës që e bën një lëvizje të tillë të mundshme.

Përveç kësaj,

Vizita e liderëve opozitarë në SHBA
Kriza me veriun.
Presioni për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë – janë zhvillime që mund të sjellin ndryshime të tilla

Të ngjashme