Presidenti politik gjenerator i krizave politike

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 13:42 | Nga Blerim Vela

Përvojat nga vendet e rajonit nn dekadat e fundit, duke përfshirë Kosovën, tregojnë që zgjedhja e personave kyç të partive politike si President të vendit ka qenë burim i vazhdueshëm i konfrontimit politik dhe krizave kushtetuese.

Kete mesim duhet ta kene parasysh LVV dhe LDK kur te trajtojne ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit te ri. Parimet mbi te cilat do te behet perzgjedhja e kandidatit/es duhet te jene pjese e marreveshjes per bashkeqeverisje. Kjo do te ishte shenje e mirebesimit mes partnereve te ardhshem si dhe do te mund te parandalonte skenarin e bojkotit te opozites qe do te conte ne renien e qeverise.

LDK duhet ta kete te qarte se frika nga ‘kapja e institucioneve’ nga LVV nuk luftohet me ‘kapjen’ e institucionit te Presidences. Po ashtu LVV nuk mund ta neglizhoj temen e zgjidhjes se Presidentit te ri – qe duhet te ndodh brenda me pak se 18 muaj.

Presidenti i ardhshem do te duhej te ishte garantues i veprimit demokratik te qeverise – te kete guximin qe te kerkoj korrigjimin e veprimeve jodemokratike te qeverise. Presidenti i ardhshem nuk duhet te jete aktori kryesor i politikëbërjes ne vend, duke u imponuar mbi Kuvendin dhe qeverine.

Të ngjashme