Presidentja e Kosovës luan me ndjenjat e mërgatës

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 13:29 | Nga Skender Berisha

Presidentja e Kosovës luan me ndjenjat e mërgatës

Presidentja e Kosovës aspak nuk ngurroi të hedhë fajin diku tjetër për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, por edhe në vendet tjera të BE-së.

Duke i’u referuar numrit të lartë të kosovarëve të infektuar që u kthyen në Zvicër, e që ishin për pushime në vendlindje, Presidentja fare nuk mori parasysh faktin se ata qytetarë të cilët janë edhe bashkëatdhetarë kanë patur mundësinë të vaksinohen që në fillim të hyrjes në Kosovë me vaksinën e parë, dhe më pas të dytën ta marrin varësisht se ku gjinden (në Zvicër apo Kosovë). E gjitha kishte me qenë e organizuar dhe me marrëveshje shtetërore, duke qenë në dobi të të dyja vendeve.
Kjo mos përgjegjësi është tentuar të bartet tek institucionet e shtetit zvicerian, edhe pse një mundësitë kanë qenë ndryshe, por neglizhenca dhe mos përgjegjësia e kanë bërë të veten.
Presidentja e famshme, e cila nuk la gurë pa lëvizur për të arritur aty ku sot është, edhe kishte përdorur mërgatën për të korrur suksese në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ajo sot i shqelmoi dhe u tha se jeni përgjegjësi e shtetit zvicerian, dhe mos ejani të papastër nga viruset përndryshe nuk na duheni deri në zgjedhjet e tjera parlamentare.
Autor: Msc. Skender Berisha

Të ngjashme