Problematizimi i marrëdhënieve me NATO-n – axhamillëk

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 23:07 | Nga Adriatik Kelmendi

Ky episodi i sotëm me FSK-në dhe NATO-n është axhamillëk i llojit të vet!

Kryeministri Kurti duhet ta pyesë veten se çka përfiton Kosova nga problematizimi i një marrëdhënieje speciale ndërmjet të NATO-s dhe Ushtrisë sonë?! Përgjigja është: Asgjë, por të humbë mundet shumë.

NATO-ja ndodhet në Kosovë me mandat të Rezolutës 1244 te KS të OKB-së. Mezi është gjetur interpretim ligjor që edhe pavarësia të shpallet nëpërmjet të 1244-shit. Edhe ligjet e transformimit të FSK-së janë kundërshtuar nga NATO-ja, për shkak të 1244-shit, por nuk është bërë e madhe për shkak të mbështetjes së njëanëshme që e dha Amerika.

Duke çprushur vetë liderët e Kosovës në këto çështje delikate, vetëm sa nxisin naivisht kthimin në diskutim të zbatimit të 1244-shit nga shtetet që nuk ia duan të mirën Kosovës e mezi s’presin. E pse? Për inate që kanë me njëri-tjetrin!

Edhe nëse ka pasur dyshime se a ka qenë sekret ose jo letërkëmbimi i Thaçit dhe Rasmussenit,

Kurti do të kishte mundur të priste së paku deri në një takim të tyre si Kryeministër e President për ta qartësuar.

Inshalla nuk bëhet edhe më e madhe kjo çështje se sa shkarje miope e kryeministrit të ri, se pasojat mund të jenë jo të mira për vendin!

Aman koncentrohuni në punë e tejkaloni inatet.

Të ngjashme