Pse Bregoviqi nuk do të duhej të kishte vend në “Festivalin e birrës në Korçë”

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 11:50 | Nga Arbnor Sadiku

Goran Bregović, një muzikant dhe ish-frontman i bendit “Bijelo Dugme”, një nga grupet më të njohura të rokut në ish-Jugosllavi, konsideroi se nuk e ka vendin në festivalin e birrës në qytetin shqiptar të Korçës.

Bregovići mund të jetë njeri i mirë, por, në kontekstin që po flasim lidhur me pjesëmarrjen e tij në festivalin e birrës në Korçë, ka pak rëndësi për ne, sepse ai si artist i madh nuk është distancuar nga e kaluara gjenocidiale e shtetit serb, andaj, këngëtari i rokut serb Bregović, siç e dimë edhe ne, ende mbron linjën zyrtare të shtetit serb, për krimet serbe në ish YU, prandaj, promovimi i tij në Shqipëri, si artist i madh dhe me vlera ndërkombëtare, konsideroji se është tejet i gabuar ndërsa është punë tjetër që secili njeri në Shqipëri dhe me gjerë, në veturën e vet, apo thënë më saktë në ambientin e tij privat mund të dëgjojë çfarëdo muzike, sepse, kjo është e drejtë themelore, por, jo, të promovohet një artist i tillë nga institucionet e Shqipërisë, si : Bashkia Korçë, e një këngëtari si Bregovići, cili pothuajse kishte, dhe ende e ka linjën e njëjtë me Milloshevićin dhe Vuçiqin për krimet serbe, ndaj krahinave dhe republikave të ish Jugosllavisë.

Më parë, kur e kishin pyetur këngëtarin tjetër serb, në Tiranë,  Zdravko Çolić, se a jeni dal kundër bombardimeve të Nato-s, mbi Jugosllavinë e Milloshevićit, ai  tha po, sepse s’kam pas qare, se me kishin vra, regjimi i Milloshevićit, por, shtrohet pyetja tjetër logjike e radhës ? Pas njëzet viteve nga rënia e regjimit të Millosheviçit nga pushteti, e gjithë elita artistike serbe ka mundur të distancohej nga e kaluara gjenocidale e shtetit serb, por, këtë kërkim falje, apo pendesë nuk e bën asnjëri prej tyre, sepse ata akoma besojnë në gënjeshtrat dhe planet shoviniste serbe, për “Serbinë e madhe”.

Bregović, si artist me një të kaluar pro regjimeve autoritare dhe çetnike në Serbi, njihet edhe për këto orientime dhe deklarata të pa matura, dhe pro nacionalizmit dhe shovinizmit serb në Ballkan, si :

Ai ishte takuar me Ideologun e gjenocidit në Bosnjë, Radovan Karadjić në vitet 90 dhe e kishte pyetur atë se a po përparonte “çështja serbe” atje;

– Së dyti, ka marrë pjesë në një koncert në Selanik, 1999, që ishte organizuar në shenjë solidariteti me Serbinë dhe kundër bombardimeve të NATO-s, gjatë luftës për Kosovën.

–  S’treti, Bregović-it i është ndaluar hyrja në Poloni në mars 2015, pasi ai  performoi në një koncert në Krime, që u aneksua nga Rusia një vit më parë. Muajin pasues, Festivali i Jetës në Oświęcim në Poloni anuloi një paraqitje të Bregović, duke thënë se deklaratat e tij ishin “në kundërshtim me vlerat e çmuara nga themeluesit e Festivalit”.

– Së katërti, ai deklaronte se romët nuk janë problem por talente botnor, duke aluduar për ciganen shenjtoren katolike, shqiptaren Gonxhe Bojaxhiu/Nënë Tereza.

Ndaj, si konkludim mund te themi se arti dhe muzika në një situatë tjetër, jo si në rastin e Festivalit të Birrës, në Korçë, do të duhet të i tejkalonin barrierat e politikes, ama, për këtë paraprakisht do duhej plotësuar disa kushte nga këngëtari i luftërave serbe, z. Bregović, pra, ai do duhej distancuar nga e kaluara e hidhur gjenocidiale e shteti serb në vendet, e ish YU.

Kurse, Shqipëria për mendimin tim, do të duhej të ndiqte shembullin e njëjtë sikurse Polonia në marsin e 2015, ku ata e kishin ndaluar performimin e këngëtarit serb Bregović, duke thënë se deklaratat e tij politike në mbështetje të politikës shoviniste serbo-ruse ishin “në kundërshtim me vlerat e çmuara nga themeluesit e Festivalit” në fjalë .

Të ngjashme