Gjithë këto lëvdata se kosovarët nuk shkaktuan incidente gjatë zgjedhjeve. Në Serbi ka shumë më pak incidente gjatë zgjedhjeve, po ashtu në Maqedoni e gjetiu në rajon. Në Slloveni as ndonjë mizë nuk e ka pësuar deri tash. S’janë kosovarët popull incidentesh se përndryshe nuk do ishin më pak se 1% në luftë e tjerët të iknin me dimija.
Disa i bënë elozhet qesharake nga vetëngushëllimi disa të tjera prej frikës nga hakmarrja e shumica ngase edhe pse jo në partinë që fitoi shumicën aboslute janë në frymë populist.
Përndryshe nuk do ishte i mundshëm ky rezultat. De facto ky rezultat është për të reflektuar me seriozitet, ngase ai që njeh historinë e sheh se shqiptarët ende nuk ia kanë dalë të shërohen nga pasojat e “revolucionit kulturor kinez” dhe “bolshevizmi rus”.
E panë në Shqipërinë e Ramës, tash e shohin në Kosovën e Kurtit. Putini me siguri tash do të ndrrojë mendje karshi plisave.
Shteti dhe demokracia tash janë në duar të një njeriu të vetëm, i cili po e përqafoi dreqi bën sherre të mëdha. Edhe pse ka fuqinë e kufizuar: Kosova është shtet i deleguar dhe i siguruar nga jashtë dhe kjo është garancia e saj e vetme.
Kurti fitoi kështu për shkak të zhgënjimit të thellë të masat me partitë tjera, jo sepse pati një program më të mirë se tjerët. Fitoi me populizëm.
Aftësi është kjo që duhet mirënjohur, por jo duke lavdëruar turmat që ç’kyçin pluralizmin demokratik në favor të tiranisë së njërës shumicë. Hipokritë. Pakurrizorë.
Shpresoj që për ta ruajtur demokracinë pluraliste mediat dhe shoqëria civile (jo ajo e tullumave mashtrues) të jenë edhe më agresiv se deri tash. Çdo tendencë për totalitarizëm duhet të elimniohet në embrion.