Pse KOS-i urdhnoi arrestimin tonë më 1990?

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 17:09 | Nga Halil Matoshi

(Tue lexu librin e Zoran Stijovićit ”Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet – moje svedoćenje” të UDB-së që drejtoi shumë operacione kundër rezistencës shqiptare në Kosovë)

1.
Me themelimin e Parlamentit Rinor (1989 -1990) sistemi jugosllav në Kosovë mori edhe nji goditje.
Milicitë sekrete përdorën helme toksike ndaj pjesës ma aktive të popullit të Kosovës, rinisë shkollore, me e neutralizu dhe paralizu për çfarëdo rezistence. Mas nji reagimi ndërkombëtar, shërbimet sekrete serbe na arrestuan ne, tetë aktivistave të kësaj organizate, fillimisht me akuzën e fabrikueme të KOS-it për inskenim të helmimeve, për frikësim dhe zmbrapsje të Alternatives kosovare (që e përligj në librin e tij fashist, nji nga zyrtarët e DB-së serbiane në Kosovë, Zoran Stijović!?) dhe kur e panë se kjo akuzë nuk kishte gjasë me kalu, na inkriminuen për cënim të rendit kushtetues jugosllav.

Të akuzuar ishim:

  1. Agron Jaha, student mjekësie dhe profesor në Podujevë;
  2. Shaip Azemi, absolvent letërsie; Bradash;
  3. Bajram Hoxha, i diplomuem në Elektro, ingjinier në fabrikën e armaturës, Podujevë;
  4. Naim Maloku, student i juridikut, Podujevë;
  5. Fatmir Toplica, student i Teknikut, nga Bajçina, arsimtar në Podujevë;
  6. Blerim Shala, gazetar, Prishtinë;
  7. Halil Matoshi, gazetar, Prishtinë; dhe
  8. Lulëzim Shala, gazetar, Prishtinë.

2.
Zoran Stijović, nji zyrtar i naltë i UDB-së në Kosovë, në librin e tij “Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet – moje svedoćenje”, në të cilin ai, nga prizmi i milicisë sekrete serbe jep “dëshmi” dhe analizon Lëvizjen çlirimtare të Kosovës, nuk i shmanget për asnji çast shablonit fashist të profilizimit të shqiptarit si irridentist e terrorist dhe jo si njeri i rëndomtë që kryengritet për lirinë e vet.
Duke folë për Parlamentin Rinor (1990) Stijović konstrukton akuzën se kinse ne, liderët e kësaj organizate demokratike, Blerim Shala dhe unë, i kemi inskenu helmimet e nxansave e studentave në Kosovë, 1990, në bashkëpunim me mjekun holandez Barend Kohen
dhe Bujar Bukoshin, atëherë aktivist i Alternatives kosovare, ma vonë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil. (Fq.40-41)

3.
Derisa Qeveria jugosllave kurrë nuk pranoi se pati helmime, dr.Bernar Benedetit nga “Mjekët pa kufi”, konstatou se “ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarakë”.
Ndërsa udbashi Stijović ndërton teori konspiracioni ndaj shqiptarëve, simas shablonit të njohtun të terrorizmit shtetnor serb, të Crna Ruka-s, OZNA-s, UDB/BIA-s, tânë shekullit 20, tue madhnue hegjemonizmin dhe fashizmin serb e tue i shpërfill viktimat. Pa asnji keqardhje për fëmijtë e fqinjve të tij të masakruem, Stijović u bjen daulleve të luftës, tue i nxit serbët në mizori prej urrejtjës patologjike, të përjetshme, si nji thirrje qiellore për me vra e poshtnu jetë shqiptare.

P.S.
Në mars dhe prill të vitit 1990, më shumë se 7 mijë nxansa e studenta shqiptarë të Kosovës kërkuan ndihmën mjekësore nëpër qendrat mjekësore të Kosovës dhe ambulanca të improvizuara me shenja helmimi.
Ma vonë u konstatue se KOS (Kontra Obaveštajna Služba – shërbimi kundërinformativ i ushtrisë jugosllave përdori në Kosovë helmet luftarake Sarin dhe Tabun.
—————
Në foto: Halil Matoshi në mes të vllaznevet Lulëzim e Blerim Shala, ditën e lirimit nga arresti | Foto Credits: Hazir Reka

No photo description available.
May be an image of text that says 'један "лекар' из холандије, баренд коен, блиска "прија- теьска" веза бyjapa букошија, инструментализује новоформи рани, једнонационални омладински парламент. халил матоши и бъерим шала, лидери те организације, постају къучне лич ности за организацију „албанског" трована. приликом претреса објеката на подручуу подујева служба безбедности наилази на планове и Beh написана саопштенаре на дorahaje KOj cy пројектовани да се одиграју y наредних десет дана. органи 40'
May be an image of text that says 'зоран Ciujosuh космет Moje сведочсне заторе те акције судско Behe, y суду y приштини, надгласаванем по етничкој припадности, ослобаһа одговорности. опита моби- лизација албанаца je y току. поново се врши добро познато прилагодаване актуелној ситуации. скида ce „кожни мантил" и облачи одело, само ce уз "шминку" мена слика, али све ocTaje исто. добро познати "експерти и независни аналитичари" шалу извештаје o новом "гандиевском" покрету косметских албанаца и "HOBOj палестинској интифади".'

Të ngjashme