Pse Kosova ka nevojë për një Qeveri të Mirëfilltë dhe Legjitime?

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 15:50 | Nga Arbnor Sadiku

Po nisi këtë shkrim, me thënien e madhe të Uilmor Këndellit i cili kishte thënë se “mund të shpresojmë ti kuptojmë demokracitë ekzistuese vetëm për aq sa jemi tëpërgatitur, ti marrim parasysh përmasat e problemit të intensitetit dhe ndërlikimeve që ai sjell më vete.

Pra, është shumë evidente dhe më e lehtë se çfarë duhet jetë demokracia sesa tëkuptosh se ç ‘mund të jetë. Unë këtu duhet përmend Makiavelin dhe realizmin e tijpolitik që ndryshe njihet edhe si “Machtpolitik”, politik e pushtetit. Dhe, sipas Makiavelit politika e mirëfilltë zakonisht shpreh një tip politike që nuk lidhet me ideale, por që bazohet tërësisht në dhunë, mashtrim dhe zbatim të brutal të pushtetit.

Pra, kjo teori kryesisht mbështetet në realizëm dhe si e tillë e sheh politiken dhe princin si të njëjtën gjë . Ndonëse unë nuk pajtohem në tërësinë e kësaj, kjo mënyrë (Makiaveliste) e të bërit pushtet na ka ndodhur shpesh sidomos në Ballkan, e këtu mund të themi se hyn edhe Kosova, sidomos nën qeverisjen e fundit të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, ( PDK).

Por unë e thash edhe më lart se nuk pajtohem në tersi me mënyrën realiste te të bërit pushtet të tipit makiavelist, por i bashkohem mendimit të disa autoreve të tjerë që e theksojnë se Politika është më shumë se Politikani, dhe ne këtu para së gjithash flasim për politikën ose sistemin politik që është demokratik, nacionalist, e socialist, dhe kështu me radhë. Dhe, kjo d.m.th që sado i fort të jetë princi modern apo politikani lider( kryeministri i Kosovës), ai është i detyruar të ndjek një rrugë veprimi që, si e tillë, është më e fort se vullneti i tij personal, si shembull ilustrues mund të marrim (bisedimet me Serbinë rreth marrëveshjes finale për njohjen e shtetësisë së Kosovës, edhe nga shteti serb) .

Pra, kështu duhet të jemi të kujdesshëm në konkluzionet që thonë se politikani i mirëfilltë qëndron në njërin skaj, kurse politikani idealist në skajin tjetër, duke menduar se pari është aq cinik sa te të i përbuz idealet. Makiaveli ka thënë se politika nuk është etikë, dhe ka vazhduar matej kur ka thënë se është “moralisht e papastër” por nuk ka treguar se çfarë është politika në vetvete.

Por, nëse e shikojmë faktet një politikan i mirëfilltë, në qoftë se është i zgjuar, nuk inënvlerëson ata që janë të papastër brenda strukturave udhëqese në shtetin e tij.Bazuar në këtë politikani i vërtetë apo thënë ndryshe i mirëfilltë e di se idetë janëforcë ndërsa idealet armë, dhe që të dyja duhet kombinuar mirë, nëse e synonsuksesin nesër. Pra, siç mund të dimë tanimë çdo politikë është një përzierje nëmes idealizmit dhe realizmit , dhe në qoftes njëri nga këta element bëhetmbizotërues ndaj tjetrit, pra, në qoftë se idealizmi i tepruar eliminon realizmin, oseanasjelltas atëherë një politikë e tillë është destinuar të dështoj. Kjo teori i përshtatetme së miri Kosovës së pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, ku secili nga liderët qëbëhet kryeministër i Kosovës, Albin Kurti (VV), apo Vjosa Osmani (LDK), do duhej tëmos jetë as shumë ideal, e as shumë real, por të veproj mbi bazën e një politike qëecë në mes idealit dhe realitetit të kërkesave të dala si Input i qytetareve të Kosovës.

Politika luftënxitëse dhe ajo paqësore – sipas pikëpamjes së parë, dhuna i prinëbindjes, forca vendos të drejtën dhe zgjidhja e konflikteve kërkohet të arrihet meshpartallimin e “ armikut ”, të tjetrit, që shikohet si ndryshëm nga ty. Sipaspikëpamjes së dytë, dhuna ruhet për në fund, si arsyeja e fundit, dhe më dobëta përtë vepruar, ndërsa zgjedhja e konflikteve, apo përmirësimi i qeverisjeve paraprakebëhet përmes kërkimit të drejtësisë me marrëveshje, gjyqe, dhe procedura ligjore,(sugjerim për qeverinë e ardhshme të Kosovës).

Ndaj, edhe si konkludim mund të themi se qeverisja e ardhshme e Kosovës nukduhet jetë arrogante, por një qeveri paqedashëse, e cila zgjidhjen e problemeve esheh përmes mjeteve të arsyeshme, dhe kontribuon në krijimin e një uniteti tëpërgjithshëm qytetar, në kuptimin që votën qytetare të marr nga votuesit e Kosovësnë zgjedhjet e fundit më 6 tetor 2019 ta vendosin në përputhje me vullnetin qytetar tëdy partitë më të mëdha politike në vend, si Lëvizja Vetëvendosje në krye me AlbinKurtin, po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mandataren VjosaOsmani do duhej ta lexonin drejt votën qytetare, që Opozitën e djeshme ta bëjnë pushtetin e sotshëm. Ky është obligim për të dyja palët, në këtë rast për LDK dheLVV, sepse kështu foli sovrani para së gjithash në zgjedhjet e fundit të mbajtura me6 tetor 2019.

Të ngjashme