Pse nuk e futi dorën në xhep diaspora

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 16:58 | Nga Faton Abdullahu

Ditë më parë video-mesazhi i z. Kurti për diasporën kishte elementë ekzagjerues dhe jo të saktë në përshkrimin e gjendjes në Kosovë, si ato në stilin “Qeveria jonë arriti të parandalojë një tragjedi potenciale sikur e kemi parë në vendet e rajonit”, “I kemi gjetur rezervat e shtetit të zbrazura”, “Juve ua kanë bërë votimin gati të pamundur”, “E ardhmja e Kosovës është e pasigurt” etj.

Si duket z. Kurti ka dashur që me këtë alarm ta nxisë ndjenjën patriotike, përndryshe të fortë, mbështjellëme mallëngjim e tani edhe me brengë tek diaspora. Këtë z. Kurti e ka bërë që të krijohet disi bindja tek ata se, nga paratë e diasporës sot varet fati i Kosovës. Diksush mund të thotë pse cka ka të keqe këtu ? Kosova është në hall dhe Kryeministri po kërkon ndihmë nga diaspora.

Në të vërtetë ka disa të këqija. Së pari edhe vetë diaspora e jonë si kurrë më parë nuk qëndron mirë këto ditë, sepse atje ku ajo është kemi gjendje shumë të rëndë financiare dhe jo vetëm. E dyta rezervat e shtetit edhe pse të abuzuara nuk janë të zbrazura.

E treta, Qeveria Kurti ka bërë shumë gabime gjatë menaxhimit të situatës, bile edhe ka shkelur Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e assesi nuk ka qenë më e mira në rajon. Dhe e katërta është kryesorja.

Vetëm t’jua rirkujtoj se z. Kurti në këtë video drejtuar diasporës tha: “Kur kemi qëndruar së bashku gjithmonë ia kemi dalë”.

E keqja e katër, kryesorja është se pushtetarët në Kosovë, për më keq mu qeveritarët, janë shumë dhe neveritshëm të përçarë. Dhe kjo përçarje ia zgjon neverinë diasporës, para se ndjenjën patriotike për ta futur dorën në xhep.

Diaspora nuk i ha këto fore. Harroni. Ajo çfarë është dashur t’i thuhet diasporës është dashur për nga natyra disi të jetë e ngjashme si me apelin ditëve të fundit për maturi që të mos ketë dhunë në familje.

E me këtë apel diasporës është dashur t’i kërkohet me sugjerim, nëse keni mundësi mos o ndalni dërgesat, vazhdoni edhe këto ditë ndihmoni si gjithmonë të afërmit e juaj dhe ata që ju mendoni se janë në nevojë. Kaq.

Diaspora nuk koritet.

Të ngjashme