Pse zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë kaq shumë rëndësi

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 14:45 | Nga Bosko

Zgjedhjet presidenciale serbe nuk janë të rëndësishme për shkak të rolit ceremonial të Presidentit, por për shkak se në qoftë se Aleksandar Vuçiq nuk fiton në raundin e parë, opozita e dobët dhe e fragmentuar mund të ringjallet.

Ka diçka paradoksale në lidhje me zgjedhjet këtë të diel.

Mund të ketë qenë e mërzitshme, por votimi për rolin më shumë ose më pak ceremonial të Presidentit është kthyer në një garë serioze politike që mund të përcaktojë kurse të reja në politikën serbe.

Është e qartë se kandidati i koalicionit të Partisë Progresive është duke vënë në përdorim të gjitha mjetet, si ligjore ashtu dhe ato të paligjshme, për të siguruar fitoren në raundin e parë, në mënyrë që të paraqitet triumfi i Vuçiqit, sikur ai të kishte fituar referendum si mbështetje për qeverisjen e tij gjithnjë e më shumë autoritare.

Megjithatë, pavarësisht nga avantazhi që ai kishte dhe fushata e vrullshme dhe e pistë e zhvilluar nga autoritetet, gara e zgjedhjeve ka qenë e shoqëruar nga nervozizmi në mes ekipit të kandidatit të favorizuar.

Me ligj, Presidenti i ri duhet të fitojë shumicën absolute të votave. Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, dy kandidatët që kryesojnë shkojnë në raundin e dytë, i cili duhet të mbahet brenda 15 ditëve. Në raundin e dytë, kandidati me numrin më të madh të votave fiton.

Ndërsa Aleksandar Vuçiq është duke u përpjekur për të shmangur garën një me një me ndonjërin nga kundërshtarët e tij, liberalët, opozita pro-europiane, është duke vlerësuar se këto zgjedhje janë një lloj testi i humorit të elektoratit.

Nëse kandidatët e opozitës Sasha Jankoviq ose Vuk Jeremiq kalojnë në raundin e dytë, ajo do të jetë një lloj i fitores dhe kjo do të shënonte fillimin e krijimit të fuqive të reja politike, ndoshta edhe një bazë për bashkimin e opozitën tani tepër të fragmentuar.

Partia Radikale Serbe nuk është aq opozitë qëkur u bë e qartë se ekziston një marrëveshje e pashkruar që të mos ketë sulme mes liderit të saj Vojsilav Sheshel dhe “djalit të tij politik”, Vuçiq, i cili u nda nga radikalët në vitin 2008.

Kjo lë antieuropianët, prorusët, krahun e djathtë nacionalist me vetëm një kandidat autentik nga opozita-Boshko Obradoviqin dhe partinë e tij “Dveri”.

Ljubisa Preletaçeviq-Beli është versioni serb i italianit, Beppe Grillo, i aftë për të përdorur fushatën e tij të mprehtë dhe satirike për të shkundur të rinjtë indiferentë të Serbisë dhe për t’i motivuar ata për të dalë dhe për të votuar dhe një pjesëmarrje prej mbi 60 për qind do të ulë shanset e Vuçiqit për të fituar në raundin e parë.

Beli është duke u mbështetur në votat e të pakënaqurve, por ai gjithashtu është duke marrë vota nga kandidatët si Jankoviq, Jeremiq, ose Obradoviq. Mund të bëhet shumë e rëndësishme se kush do ta mbështesë Belin në raundin e dytë.

Luftë pa kufizime

Duke pasur parasysh situatën në vend, mospërfilljen për institucionet dhe mosekzistimin e sundimit të ligjit, ndikimin e politikës në sistemin gjyqësor, polici dhe prokurori, presion mbi mediat, standardet e ulëta të jetesës dhe varfërinë, papunësinë dhe korrupsionin, gjendjen e dobët të kujdesit shëndetësor dhe arsimit – mund të pritet që kandidati nga partia në pushtet nuk do të marrë shumë më tepër se 40 për qind të votave.

Fakti se ky nuk është rasti, mund të shpjegohet nga frika, e cila duket të jetë së bashku me keqpërdorimin e mediave, leva kryesore e fushatës së Vuçiqit.

Ky është vetëm një tjetër shembull sesa shkatërruese është partikracia dhe sa e pengon krijimin e një shoqërie të lirë, demokratike.

Progresistët janë punëdhënësi më i madh në Serbi. Vuçiq është menaxheri i madh. Frika e humbjes së punës tuaj nëse ju nuk e mbështesni Vuçiqin ka pushtuar qendrat e votimit.

Veçanërisht e vështirë është situata në komunitetet më të vogla, ku mundësia për shantazh është në rritje për shkak të faktit se të gjithë i njohin të gjithë.

Autoritetet janë duke u marrë me përpikmëri, në stilin bolshevik për ruajtjen e çdo vote. Siç ka raportuar N1 TV, një parti politike ka krijuar një bazë të dhënash prej 400 mijë qytetarëve dhe kanë shtuar me kujdes komente të përditësuara që tregojnë se çfarë duhet të bëhet për t’i shtyrë ata që të votojnë për Vuçiq-in.

Çfarë efekti janë duke pritur për të arritur progresistët, kur ata lëshojnë një deklaratë duke thënë se Sasha Jankoviq është “një përfaqësues dhe një kandidat i atyre që duan të shohin Aleksandar Vuçiqin me një plumb në ballin e tij dhe të cilët dëshirojnë që t’i varin të gjithë mbështetësit e Vuçiqit në shtyllat e dritave rrugore”?

Unë nuk kam parë pretendime të ngjashme nga opozita, disa prej të cilëve janë të njohur të jenë shumë të zellshëm në sulmet e tyre verbale.

Kush është duke shpresuar për një “plumb në ballë” apo “varje nga shtyllat e dritave rrugore”? Ata që duan që Vuçiq-i të humb, por në një luftë të drejtë politike? Tani jam edhe më i bindur se unë nuk i dua autoritetet që po bëjnë thirrje të drejtpërdrejtë për një luftë civile.

Mediat e regjimit janë duke përhapur gënjeshtra si flakëhedhës dhe duke vizatuar objektivat mbi ballin e rivalëve të përzgjedhur, në mënyrë që të parandalojnë vendin nga rënia në “rëra thithëse të fuqishme të mediave politike të cilat, mediat e verdha, plehrat e elitës do të përpiqen të përdorin për të mbytur Serbinë normale dhe të mirë “, siç ka thënë D.J Vuçiçeviq, redaktor i tabloidit proqeveritar “Informer”.

Vuçiq kundër të gjithëve

Fushata e shtrenjtë e koalicionit qeverisës është e përqendruar për të treguar se si Vuçiqi është “i vetëm kundër të gjithëve “, objektivi i vetëm i “kandidatëve të DOS-it”, siç e quan Vuçiqi opozitën.

Opozita Demokratike e Serbisë, DOS, ishte një koalicion i gjerë i partive demokratike që erdhën së bashku në pushtet nw vitin 2000 me një qëllim të përbashkët për të përmbysur regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Kandidati i tyre Vojisllav Koshtunica fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, duke e larguar përfundimisht Millosheviqin nga pushteti. Por koalicioni u prish shpejt në vitin 2003, ndërsa disa nga ish-aleatët u bënë rivalë.

Përveç efektit psikologjik, i cili pothuajse i vë një aureolë mbi kokën e Vuçiqit, ky “DOS-i ri” është paraqitur në mënyrë të gabuar si një lapidar, qëllimisht duke injoruar dallimet midis rivalëve të tij.

Duhet thënë të vërtetën, Vuçiqi ka përdorur me mjeshtëri faktin se ai u takua edhe me kancelaren gjermane dhe presidentin e Rusisë gjatë një periudhe prej disa ditëve dhe ka marrë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për kandidaturën e tij.

Ai bëri një punë të rëndësishme për veten e tij, por keqpërdorimi i rolit të kryeministrit është me interes të vogël për të. Përfitimi është padyshim shumë më i madh se dëmi i pësuar për shkak të kritikave që ka marrë nga rivalët e tij.

Politika e jashtme është padyshim një arenë e rëndësishme, e cila do të formësojnë të ardhmen e politikës serbe.

Vuçiqi vazhdimisht betohet se Serbia është proeuropiane, ushtarakisht neutrale dhe se ajo ka të drejtën për të zhvilluar bashkëpunim të mirë me Rusinë – aleatin e saj të fuqishëm dhe mbrojtës të integritetit territorial të Kosovës (jo-ekzistente), por SHBA-të dhe Bashkimi Europian besojnë se Serbia është më afër Moskës dhe më larg nga perëndimi.

Është vënë në dukje se Rusia nuk ka shprehur mbështetjen e saj për integrimin europian të Serbisë, gjatë vizitës së Vuçiqit në Moskë me 27 mars, e cila ka qenë një pjesë e pashmangshme e deklaratave të përbashkëta të lëshuara gjatë udhëtimeve të tilla në Rusi në mënyrë të rregullt.

Natyrisht, dëshira e Moskës, që u shpreh gjatë takimit Putin-Vuçiq majin e kaluar që të ketë më shumë njerëz në qeverinë serbe të cilët do të punojnë në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, po bëhet e vërtetë. Nuk është rastësi që shefi i Kremlinit roui suksese në zgjedhjet për autoritetet aktuale.

Megjithatë, zgjedhjet janë përcaktuar kryesisht nga punët e brendshme.

Duke pasur parasysh pakënaqësinë e shtypur, e cila po shfaqet gjithnjë e më shumë në të gjithë Serbinë, pavarësisht frikës dhe shantazhit, autoritetet kanë rivitalizuar temën e Kosovës – një recetë të vjetër patriotike – e cila ka për qëllim të jetë një perde tymi për të gjitha premtimet e pambajtura dhe reformat që nuk janë zbatuar.

Unë do të jem i befasuar, nëse nuk do të ketë një raund të dytë.

Duke e privuar Vuçiqin nga një triumf plebishitar, ne do të krijojmë një mundësi për opozitën për të konsoliduar dhe për të përdorur zgjedhjet e ardhshme mundësisht në fillim të vitit të ardhshëm për të vënë sundimin e Liderit të Madh të Serbisë nën një kërcënim edhe më serioz.

Bosko Jaksiq është një gazetar i rikthyer serb dhe një analist politik. Opinionet e shprehura në seksionin e komenteve janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme