Pushteti dhe Dija

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Ajo që është cekur në shënimin në hyrje, nga Foucault; që ndoshta me shumë mundësi jam ndikuar nga ai, kur thotë që : “akt fillestar me të cilin nis të vendoset monarkia e autorit, një deklaratë të vërtetë tiranie” është ideja që më përcjell edhe mua, jo vetëm në këtë konfliktim tim me Unin për ta filluar hyrjen, e një kritike – ta quaj ashtu, si një ide e ngritur – ndaj kësaj vepre, që në thelb ka Pushtetin, siç do të thoshte Bacone, miku i ThomasHobbes: “dije do të thotë pushtet.” Që pikërisht është ideja se unë tani me këtë tentim të tregimit se çfarë di për këtë vepër jam i pushtetshmi, ndaj Juve.


Ju – në këtë rast – dhe nganjëherë; ose më mirë të themi në të shumtën e rasteve nuk jeni kaq i vëmendshëm ndaj Pushtetit. Ideja është që nuk i nënshtroheni me vetëdije sikur në këtë rast, pra tani unë jam sunduesi. Por, siç do të diskutonte tani në këtë mes edhe vet Foucault do të thoshte, pra në formën metodologjike që do të paraqitej ligjërimi: “pushteti nuk duhet parë si…, por duhet analizuar si…” dhe para se të tentoja të laboroja diç më shumë, gjatë këtij rrugëtimi ta quaj ashtu, tentimit të analizës së veprës, do të ngre shumë pyetje, njëra shtrohet këtu, pra: pse është e nevojshme që pushtetin duhet ta “analizojm se si…”, dhe jo ta “shohim si…” ndoshta, edhe jo shumë mirë i kuptuar nga ana ime, por retorika e fjalëve të bën të nxerrësh një konkludim, ku besoj që ajo kërkohej nga vet autori. Analiza e pushtetit, është sipas mendimit tim, reflektimi që e bën ti – Unin, karshi pushtetit. Pra se si erdhi ecuria e tij deri në atë pikë: pse ai është i pushtetshëm ndaj teje? pse ti je i pushtuari? deri në cilën pikë është pushteti mes teje dhe atij? a do të jesh ndonjëherë i pushtetshëm dhe nëse po, cila është ideja jotë tutje, pra a do analizosh apo do shohësh?
Pushteti nuk është substancë . Nuk është, po ashtu , as ndonjë atribut i mistershëm të cilit duhet rrëmuar origjinat e errëta. Pushteti është një lloj i veçantë marrëdhëniesh mes individësh. Marrëdhënie, pra që kanë veçantinë e tyre dalluese : ato nuk kanë të bëjnë as me këmbimin, as me prodhimin apo komunikimin, edhe pse shpesh mund të gjenden lidhura me to.

Tipari i veçantë i pushtetit qëndron në faktin se disa njerëz mund të përcaktojnë në mënyrë pak a shumë sjelljen e plotë (conduit) e njerëzve të tjerë- e njerëzve të tjerë, por kurrkrejtësisht dhe nëpërmjetforcës. Njeriu i rrahur dhe i lidhur me pranga i nënshtrohet, sigurisht, forces që ushtrohet mbi të. Forcës, por jo pushtetit. Mirëpo, po ta shtyjmë të flas, ndërkohë që streha e tij do të kishte mund të kishte qenë heshtja, qoftë edhe duke parapëlqyer vdekjen, atëher liria e tij i nënshtrohet ndonjë pushteti. Ai vetë, i nënshtrohet një qeverisje. Para së gjithash, duhet thënë se nëse njëri do mbetet gjithmonë i lirë, sado e kufizuar të jetë liria e tij, atëher pushteti mund t’ia nënshtroj atë qeverisjes. Nuk ka pushtet pa refuzim, mospranim dhe revoltë potenciale.

Për sa u perketmardhënieve në mes njerzve, faktorët që përcaktojnë pushtetin janë të shumtë. E megjithatë,racionaliteti vepron në mënyrë të vazhdushme dhe sipas formash përher të veçanta. Racionalitetidallon nga ai i proceseve ekonomike, po aq sa nga teknikat e prodhimit dhe të komunikimit, dallon po ashtu nga racionaliteti iligjerimit shkencor. Qeverisja e njerzve nga njerzit, – qoftë në grupe të vogla apo të mëdha, qoftë në rastin e pushtetit të burrit mbi gruan, të të rriturit mbi fëmijën, të një klase mbi tjetren, apo të byrokracisë mbi një popullësi të caktuar, -qeverisja pra, gjithëmonë një formë të caktuar realiteti dhe jo dhunën e thjeshtë instrumentale.

Për pasojë, kush i reziston apo rebelohet kundër një forme të dhënë të pushtetit, nuk mund të mjaftohet vetëm me denoncimin e dhunës apo kritikën e një institucioni. Nuk mjafton të hapim gjyqin e arsyes në përgjithësi.Pra, për shekuj me radhë, shteti ka qenë një nga format më të shquara dhe më të frikshme të qeverisjes njerzore.
Fakti që kritika politike e akuzon shtetin njëkohësisht si faktor individualizmi dhe si parim totalitar është treguesi një të të vërtete thelbësore. Sipas M.Foucault t’i kundërvësh shtetit individin dhe interesat individuale është po aq e pafrytshme sa ti kundervishbashksinënë emër të egzigjencave të saj.

Racionaliteti politik u zhvillua dhe u përhap përgjatë histories së shoqerive perëndimore.

Fillimisht zuri rrënjë në idenë e pushtetit pastoral, e më pas në atë të arsyesshtetërore. Kështu që, individualizmi dhe totalitarizmi paraqiten si pasoja të pashmangshme të tij.
Në kontekstin, që po flasim për fund mund të themi se çlirimi imundshëm do të vije, ndoshta, jo nga frika e njërës apo tjetrës pasojë, por nga sulmi i vetë themeleve të racionalitetit politik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme