“Pushteti i katërt” u harrua krejtësisht nga pushteti këto ditë

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 20:14 | Nga Njomza Salihi

Këto ditë pandemie secilën germë që e keni lexuar në mediat online, secilin lajm që e keni parë në TV, madje edhe ato këshillat e dhëna për të ndenjur në shtëpi – i kanë përgatitur ata plot gazetarë – jo nga shtëpitë, por nga vendet e tyre të punës.

Dhënësit e lajmit, ndoshta nuk kanë qenë në vijën e parë të frontit, por sigurisht në vijën e katërt po, siç janë edhe pushtet i katërt.

Po ky pushtet, u harrua dje krejtësisht nga pushteti.

U tha se do të ndihmoheshin mjektë, policët, zjarrëfikësit… por asku s’u përmenden gazetarët.

Tek e fundit ata gjithmonë janë aty ku jeni ju, ama ju, JO për ata.

Në këtë kohë pandemie, dhe jo vetëm, nëse nuk i kujtoni – së paku lërëni të punojnë.

Mos i ofendoni, shani dhe linçoni.

Për kohë më të mira, cheers 🙂

Të ngjashme