Qasja “ne ta ndalim rrogën” është e sistemeve të kaluara – nuk ka të bëjë me demokracinë

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 14:46 | Nga Ilir Ibrahimi

Ndalesa e pagave ndaj pjesmarrësve të grevës është një akt arbitrar që mund të vendos një presedan të rrëzikshëm.

Së pari, pjesmarrja në greva është një e drejtë ligjore.

E dyta, si mund të vendos ministri i financave të paguajë ose jo punëtorët që janë të punësuar në nivel komunal, ku secila komunë e ka buxhetin e ndarë, dhe e shfrytëzon atë në mënyrë të pavarur.

Së treti, buxheti i shtetit nuk mund të shfrytëzohet si pronë private e një ministri. Madje edhe në kompani private, ku i gjithë kapitali mund të jetë në pronësi të një individi, nuk mund të ndermerren masa të tilla sepse jane të jashtligjshme.

Qasja që “ne ta ndalim rrogën”, është një qasje e vjetër, e sistemeve që nuk kanë të bëjnë aspak me demokracinë.

Nëse kjo qeveri ka ardhur në pushtet me mjete demokratike, me një votë mbi 50%, nuk mund të qeverisë me metoda diktatoriale dhe arbitrare.

Të ngjashme