Qe çka ka ndodhë deri tash me të gjitha qeveritë

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 18:15 | Nga Agron Demi

Qe çka ka ndodhë deri tash me të gjitha qeveritë:

⏩ Rritja vjetore e çmimeve të konsumit merret si bazë minimale për rritjen e pagave në sektorin publik;

↪️ Rritja e pagave në sektorin publik i rrit shpenzimet rrjedhëse në dëm të investimeve kapitale;

↪️ Rrjedhimisht, sektori privat dëmtohet dyfish: taksat e tyre shfrytëzohen për pagesën e pagave të sektorit publik gjithnjë e në rritje, si dhe gjithnjë e më pak taksa u kthehen në investime kapitale, si rrugë, ujë, e energji.

↪️ Kësisoj, kemi ardhun deri aty ku paga mesatare në sektorin publik është mbi 120 euro ma e lartë se në sektorin privat;

↪️ E ata që vazhdojnë me ra në varfëri janë përfituesit e skemave sociale dhe punëtorët e sektorit privat.

Tash, mbetet me pa kjo Qeveri qysh ka me thy këtë rreth?

Të ngjashme