Qe katër muaj, Kosova nuk ka shënuar asnjë sukses diplomatik

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 13:27 | Nga Arben Ahmeti

Derisa ne merremi se a ia ka përmend Ramushi Edit Lulin apo Lucin, dhe se çka e qysh ka me këndu Bregovici, Kosova ka refuzuar:

1. Procesin e Berlinit

2. Marrëveshjen e Washingtonit

3. Open Balkans

Kryeministri i Kosovës ka themeluar një ekip fantome të ekspertëve për dialogun, të cilët nuk komunikojnë me të, dhe i kuptojnë sjelljet e kryeministrit ne dialog, ekskluzivisht bashke me të gjithë ne te tjerët ne edicionet e lajmeve.

Si rezultat qe katër muaj, Kosova nuk ka shënuar asnjë sukses diplomatik pos pjesëmarrjes se kryeministrit ne një konferencë filozofësh në Greqi. Edhe në një festival filmash.

Në Berlin do te kemi ndërrim qeverie gjate këtij viti. Në Francë, vitin e ardhshëm, derisa Biden po jep shenja jo te mira sa i përket shëndetit.

Zëvendësimet në asnjë prej këtyre qendrave nuk pritet te jene me pro Kosovës. Përkundrazi. Por kjo nuk ka rendësi.

E rëndësishme është qe kryeministri dje i shpërndau 45 milionë euro dhe e ndërroi foton e profilit ne Facebook. I kalli krejt hasmit

🙂

Të ngjashme