Që nga prilli 2021 ka pasur indikacione për krizë energjetike, Qeveria Kurti reagoi me 10 muaj vonesë

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 22:48 | Nga Dardan Sejdiu

Rritja globale e çmimeve te energjise elektrike i ka shtyrë shumicen e qeverive ne Evrope dhe rajon qe te marrin masa per te mbrojte qytetaret nga ndikimi i drejtperdrejte i rritjes se cmimeve.

Duke u marr me tema te “tjera”, Qeveria e Kosoves ka fillu te mirret dhe te hap kete diskutim ne Dhjetor 2021 – ndonese qe nga Prilli 2021 ka pas informacione dhe indikacione qe kriza energjetike do te na godasë.

Qeveria e Kosoves e pranoi qe ka krize energjetike ne vend, vetem kur u ballafaqua me renien e bllokut B2 te termocentralit Kosova B!

10 muaj me vonese te dashtun. Kjo nuk eshte kurgjo me shume se sa vonese ne menaxhim dhe kryerje te detyrave te shtepise.

Institucionet deshtuan ne monitorimin e tregut energjetik dhe zhvillimet te cilat ishin duke ndodhur ne bote dhe u paralajmeruan shume heret.

Neglizhenca per mosveprim te institucioneve tona tani po na kushton qindra miliona euro dhe kjo mosdije dhe neglizhence po kerkohet te paguhet nga qytetaret e vendit me ngritje te cmimit te energjise elektrike.

Ne fund, ZRE del me propozim per rritje te cmimeve te rrymes dhe per kete propozim per rritje ende nuk e ndegjova ndonje perfaqesues nga Qeveria duke mos u pajtu.

Ne fakt, Qeveria po e mbron kete pozicion e propozim per rritje te rrymes dhe kjo sot ne seance te Kuvendit u shperfaq qartazi.

Kjo Qeveri eshte pro rritjes se cmimeve sipas propozimeve te ZRE.

Ky eshte problemi dhe kjo eshte gjendja ne te cilen jemi per momentin.

Të ngjashme