Qeveri paçavër – Erdhën me premtime për ndryshime të mëdha, qe dy vjet asnjë gozhdë s’është ngulur

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 10:38 | Nga Driton Smakaj

Kanë ardhur me premtime të mëdha për të bërë ndryshime të mëdha. Për të sjellë mirëqënie, perspektivë për të rinjtë, e zhvillim ekonomik!

Gati dy vite, asnjë gozhdë nuk është ngulur diku që lë një shenjë për zhvillim. Zero investime kapitale. Janë avulluar kot 100 milionë euro duke i shpërnda sikur ‘vitra’ koti për njerëz që kanë pasur paga të mira. Ndërsa i lanë nxënësit pa shkollë një muaj kot, duke i linçuar mësuesit, shtresën më vitale të shoqërisë. Në vend që të ua plotësonin atyre një kërkesë fort legjitime edhe absolutisht e arsyeshme dhe pa asnjë problem e realizueshme. Shumë lehtë e realizueshme sepse u kanë mbetur paratë në bankë, ashtu kot sikur budallenjve që nuk dinë çfarë të bëjnë me to.

Rritja e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë është mbi 50% (buka, sheqeri, vaji).

Pushtetarët e rinj, majtistët e famshëm kur ishin në opozitë, mbështesnin mësuesit kur ishin në grevë edhe na flisnin për respektimin e të varfërve dhe klasës punëtore.
Ndërsa, sapo u ulen në karrigen e pushtetit, mësuesit grevistë i linçuan, nuk lanë gjë të keqe pa u thënë mësuesve, duke i yshtur militantët trushpërlarë, mjeranë e të paedukatë për të zgjeruar linçimet kudo në rrjet.
Për të vënë pikën mbi i të poshtërsisë, ua ndaluan edhe pagat grevistëve, për të ua dëshmuar atyre që si pushtetarë të zotë, ju shkelim në qafë e ua lidhim litarin në fyt nëse është nevoja, u lëmi pa bukë e pa jetë saherë nuk ndjeheni të lumtur me qeverinë tonë.
Kaq poshtërsi nuk kam pritur. Asnjë qeveri deri sot në Kosovë nuk i ka shkelur kaq keq grevistët. Majtistët e dinë mirë që me ua ngushtua barkun klasës punëtore, bëhen të dëgjueshëm. Sa hipokrizi tingëllon kjo situatë në kaq pak kohë.

Në anën tjetër, kjo qeveri poçavër që i kanë mbetur para të gatshme në bankë mbi 700 milionë euro (po i referohem mediave) nënkupton që duke pasur kaq inflacion të lartë, mos shfrytëzimi i parasë së gatshme me kohë, është humbje në vlerë reale rreth 200 milionë euro. Këto janë humbje banale, në terma të zhvillimit ekonomik është tradhti e rëndë kombëtare.
Megjithatë, trushpërlarët këtë keqmenaxhim të parasë publike e quajnë kursim. Kur i dëgjoj arsyetimet, më vie me vjell, e në anën tjetër mendoj që vërtetë kjo shtresë trushpërlarësh meritojnë një qeveri poçavër që ua kthen kohën e agregatave, që e bën sëcilin të mbështillet me ‘çebe’ në shtëpi, edhe që e izolon shtëpinë, edhe i thirr komshinjtë me ba tush bashkë.

Qofshi të lumtur me demogagun që ua shet gënjeshtrat si mirëqënie.

Të ngjashme