Qeveria e praktikantëve, në vend të zgjidhjeve dhe sigurisë, prodhon ankth!

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 15:09 | Nga Bardhyl Meta

Në vend se t’ngjizin siguri dhe mirëqenie, prodhojnë ankth! – Me shumicë, Top’Tan!
1-sh e ke, zonja Rizvanolli!
1-sh e ke, Ministër Murati!

  1. Qeveria ynë, Kryeministri Kurti, Doktoresha e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave Murati edhe pse kanë sa e sa Ministri (edhe të linjës, për çështje sociale), me sa e sa Institute e ente statistikore mbi demografinë dhe të dhëna të Regjistrimit të Popullsisë e Pronave, megjithatë, po i ndërtojnë politikat më të ndjeshme sociale, ekonomike e të ndërmarrësisë mbështetur mbi “faktet”, “Hulumtimet” dhe “Statistikat” “shkencore” të ZRrE/KEDS-it!?

ZRrE dhe KEDS, s’janë këtu që të na bëjë studime e hulumtime socio ekonomike të profilit dhe afiniteteve, kulturës apo pakulturës së qytetarëve e familjeve kosovare për kursim e shpenzim të energjisë elektrike, dhe të na nxjerrin të dhëna shkencore e empirike mbi atë se „me sa kWh rrymë mjaftohen që t’dalin gjallë, familjet Kosovare, cila qenka mesatarja, etj, etj!“!?

  • Ka tjetër përshkrim detyrash e përgjegjësish kjo kompani – KEDS-i, dhe krejt tjera përgjegjësi dhe përshkrim detyrash, ZRrE-ja (e cila duhet shkarkuar në mbledhjen e parë të Kuvendit të Kosovës)!

KEDS, një herë thotë se rreth 80% të familjeve Kosovare u mjaftojnë 600 kWh, dhe po aty, pak fjali më tutje e thotë se janë 69%!
Dhe shih mrekullinë: vetëm 15 minuta pas publikimit të këtij sugjerimit shkencorë e të studiuar mirë e mirë të ZRrE/KEDS-it – Ministrja Rizvanolli, Ministri Murati dhe Kryeministri Albin Kurti ia bëjnë Aminin dhe marrin vendimet!?

A. Ndajnë 75 mil Euro (CASH) subvencionim të Importit të Energjisë Elektrike;

B. Vendos të Diskriminojnë dhe ndajnë qytetarët e Kosovës në dy grupe: Grupi Parë – ata që shpenzojnë më shumë se 600 kWh, pra që i shkaktojnë dëme fitimeve të KEDS-it dhe rrjedhimisht duhet penalizuar me ngritje çmimi prej 200% të faturës mujore; dhe Grupin dytë: Ata që janë „n’favor të studimeve shkencore të KEDS-it për maksimizim fitimi“, pra që jetojnë me ngrohje qendrore, apo jetojnë në Diasporë dhe s’janë fare këtu – e janë dhjetëra mija Banesa e shtëpi në gjitha qytetet Kosovare të pa shitura dhe po aq tjera në pronësi të diasporës, pra të zbrazëta, por që kanë njësorë elektrik dhe që e devijon atë mesataren e konsumit prej 600 KWh-ëve të famshëm të KEDS e ZrrE-së!?

A i ka analizuar të dhënat se sa dhjetëra e mija Apartamente e Shtëpi të pa shitura por me njësorë elektrik të KEDS/KESCO janë në atë kalkulatorin (Exelin) e KEDS dhe ZRrE, dhe sa e sa dhjetëra mija shtëpi e banesa tjera që janë pronësi të Diasporës sonë, hyjnë në po atë kalkulator të Exelit të KEDS, por që pothuaj gjatë gjithë vitit, janë të zbrazëta!
Si është e mundur që shumicës së cifteve të pa martuara që ngrohen me rrymë në një banesë 55 m2, po u delë se shpenzojnë mbi 600 kWh! Apo pensioreve, një cift, nngrohen ne sallon me shporet drushë, dhe në dhome fjetje kanë një ngrohëse, po u del se shpenyojnë mbi 800 kWh, kurse ju po besoni përallisjet e KEDS!?


  1. Edhe nga një 1-sh n‘Ditar, për Znj. Rizvanolli, Ministre dhe Profesoreshë e Ekonomisë, dhe një 1-sh të madh, për Ministrin e Financave, z. Murati, kur propozuan dhe sollën vendimin se “Bizneset kanë 0% ngritje të Çmimit të rrymës – ngase dallimin e subvencionon Qeveria!?
  • Edhe një adoleshent që sheh sado pak tik-tok, është i aftë të bëjë dallimin dhe të numërojë të paktën 5-6 lloje të ndryshme biznesesh, që dallojnë nga njëra tjetra…!
    Kurse Qeveria ynë, të gjitha ndërmarrjet, qofshin prodhuese dhe industrisë, apo qofshin tregtare, ato të shërbimeve, Bankat e Kompanitë e Sigurimeve, Pompat e Benzinës dhe Hotelet, kafiteritë sikurse edhe Mega Markete e Qendrat Tregtare i bëri bashkë dhe kualifikoi si „Biznese“, vendosi alla turkqe n‘top-tan: „Bizneset kanë 0% rritje të çmimit – ngase i subvencionon Qeveria (me taksat tuaja…)“!
    Çfarë borxhi i paska qytetari Kosovës „Bizneseve“ që nga fatura e tij familjare e rrymës dhe nga taksat e tij të subvencionojë rrymën e mijëra frigoriferëve gjigant pijesh, dhe mijëra frigoriferëve tjerë gjigant të ngrirjes – sikurse edhe ngrohjen dimrit e ftohjen me aircondition verës të qindra e qindra Mega Storë apo Qendreve Tregtare të cilat kanë me mijëra m2 dhe bëjnë një qarkullim ditor prej gjysmë milioni eurosh!?
    T’ia subvencionojë rrymën e ngrohje/ftohjen!? Apo njejtë për rrymën e Pompave të Benzinës me restauronte e qindra drita e reflektorë, ngrohje/ftohje dhe qindra stabilimente…!
    S’ka asnjë parti politike, as konservatore Amerikane dhe as Europiane, as të djathtë liberale as të Qendrës, dhe s’gjeni as shembuj nga Regan e as Thaqer, As Merkel, Orban apo Erdogan…, që t’bëjnë këso dis’kualifikimesh kaq të pa logjikshme e kaq të pa studiuara!
    Tjetër janë Prodhuesit! Duhet tu dilet krah? Është krejt diçka tjetër!
    Por Qeveria, si duket vërtet jeni praktikantë, andaj, në vend të zgjidhjeve dhe sigurisë, prodhojnë ankth! Me shumicë, Top’Tan!
  • Sa është Çmimi i ankthit që i shkaktuat gjithë Kosovës, secilës familje Kosovare!?
    Krejt dhe Pa’t‘drejtë!

1-sh e keni!

Të ngjashme