Qeveria Kurti nuk mund të rrëzohet përmes “rrugëve anësore”

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 02:19 | Nga Halil Matoshi

Nëse ju mësyni ta rrexoni Kryeministrin e Kosovës me Edi Ramën e Open Ballkan-in – unë jam në anën e Albin Kurtit!

1.
Asht e kotë, johistorike dhe joetike me u përpjekë me rrxu Qeverinë e Albin Kurtit përmes rrugëve anësore:

  1. a) Përmes politikave ballkanike të ideueme në Beograd (me instruktimin e Moskës) pra projekteve fantome si Open Ballkan dhe
    1.b) Përmes interferimit paternalist nga Tirana, përkatësisht Edi Ramës dhe mirëkuptimit të tij për Serbinë, e cila vazhdon me i majtë dy karrige, sa u përket sanksioneve ndaj Rusisë agresore!

2.
Kurti dhe Qeveria e tij (pothuejse amatore dhe plot huqje) mund të rrexohen me alternativa më të mira qeverisëse që fuqizojnë shtetin kosovar dhe identitetin kombëtar të tij, tue kërku konstruktivitet dhe kreativitet në dialog e jo status-quo që shkon në favorin rus, përmes zbatimit tē përpiktë të obligimeve Ndërkombëtare dhe mirëmbajtjës së aleancës së vetme të sinqertë të Kosovës, asaj me britanikët dhe amerikanët!
Të tjerat janë kopalla.

3.
Mos e lëndoni shtetin e ri tue u mundu me lëndu Kurtin!?

Të ngjashme