Qeveria Kurti përbën rrezik për Kosovën

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 21:21 | Nga Frashër Krasniqi

Në fillim ishte PRO taksës. Pastaj “taksa do të hiqet por pas reciprocitetit”. Sot e hoqi taksën pa reciprocitet e pa plan alternativ për negociatat.

Në fillim ishte kundër negociatave. Pastaj tha “negociata po, por pas kërkimfaljes nga Serbia”. Sot po futet në negociata pa asnjë kusht e projekt të vetin.

Në fillim ishte kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër “Zajednicës”. Pastaj tha “ato do të rishikohen”. Kurse sot po i pranon të gjitha marrëveshjet.

Kosova është në rrezik nga politikanët që vijnë në pushtet duke premtuar diçka, dhe zbatojnë krejt diçka tjetër pastaj.

Qeveria Kurti përbën rrezik për Kosovën bash sepse në emër të gjoja pastërtisë dhe epërsisë morale, do të bëjë çdo kompromis që i kërkohet.

Të ngjashme