Qeveria Kurti të gjithë energjinë e harxhoi në konfliktin e brendshëm politik

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 20:53 | Nga Milazim Krasniqi

Gjatë muajve të kaluar, qeveria Kurti të gjithë energjinë e harxhoi në konfliktin e brendshëm politik, me çka u shmang nga vëmendja politika e Serbisë ndaj Kosovës.

Ishte një gabim strategjik, që rrezikoi edhe sigurinë e vendit, për ç’arsye edhe u rrëzua. E drejta, as qeveritë e mëparshme nuk kanë pasur preokupime të mirëfillta lidhur me politikat e Serbisë.

Nuk i kanë kuptuar fare. Kanë punuar me tahmin. Kjo edhe ka qenë arsyeja pse Serbia ka pasur një ofensivë të fuqishme rrënuese ndaj Kosovës. Ofensiva u frenua përkohësisht me vënien e taksës 100%.

Por më vonë edhe taksa u kthye kundër Kosovës, ngase Serbia e luajti me sukses rolin e viktimës. Për atë arsye, ra qeveria Haradinaj.

Qeveria Hoti ka ardhë në fuqi, por edhe ajo e ka filluar ecjen në këmbë të drunjta.

Nëse planifikon të forcohet, duhet ta shmang konfliktin e brendshëm dhe të fokusohet në të kuptuarit e dinamikës politike të Serbisë. Ndryshe nuk mbijeton as kjo.

Të ngjashme