Qeveria Kurti të mos mburret me rritjen ekonomike, ose ta pranojë edhe “faturën” e inflacionit

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 13:42 | Nga Shpend Ahmeti

Krediti për rritje ekonomike qeverisë, e faji për ngritje të çmimeve rrymës e tregtarëve nuk ec – zgjedhne njërën!

Në qoftë se rritja e çmimeve qenka pasojë e pandemisë – rritja e konsumit kur prodhimi është stopuar atëhetë politika e 300 eurove për kredi konsumuese nga qeveria vetëm se i rrit çmimet – më shumë para për më pak prodhime.

Në qoftë se të tjerët paskan gabuar kur ju kanë dhënë supermarketeve – “përfituesve më të mëdhenj të pandemisë” – atëherë si cilësohet subvencioni apo motivimi i qytetarëve për kredi? Miliona profite për bankat që sigurisht se nuk janë humbësit më të mëdhenj të ekonomisë?

Pyetja e fundit – sa është rritja reale ekonomike në Kosovë sivjet kur inflacioni (rritja e çmimeve është 4.9)?

Përfundimi – leni mburrjet me rritje ekonomike se pastaj vijnë edhe faturat si inflacioni. Nuk është zgjidh e merr. Në një vend si Kosova ku importojmë gati çdo gjë që konsumojmë dhe ku nuk kemi politika monetare shumica e indikatorëve janë të importuara, përfshirë çmimet.

Ridistribuimi është politika kryesore në mungesë të fuqisë buxhetore, fuqisë ekonomike dhe produktivitetit. Politikat e tjera që mund të kenë ndikim real në ekonomi në skenarin më të mirë tregojnë rezultate në periudhen 6-10 vite.

Prandaj fokusi duhet të jetë në mbrojtjen e qytetarëve/grupeve të rrezikuara, në ndihmen e bizneve të rrezikuara, si dhe në stimulimin e investimeve. Tjerat janë pallavra për konsum ditor.

Tri shembuj:

  1. Kupona në vlerë të caktuar për qytetarët për pagesën e rrymës (si më Francë)
  2. Ndihmë për hallkat e dobëta në zinxhirin furnizues për prodhuesit vendor. Nqs ka më shumë para në qarkullim prodhuesi vendor duhet të ketë vendin më të mirë si në supermarket ashtu edhe në menytë qeveritare.
  3. Fonde – grante të barabarta me shumën e investimit për fusha të caktuata ekonomike që identifikohen si strategjike.

Të ngjashme