Qeveria në dorëheqje

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 13:00 | Nga Riza Smaka

Aktualisht, në vendin tonë, nga momenti i miratimit të mocionit për  mosbesimin e   Qeverisë së administruar nga z. Kurti, konform me nenin 100 paragrafin 6 të Kushtetutës së RK-së, deri në zgjedhjen e Qeverisë në vijim, mbetët dhe do të funksionojë Qeveria në Dorëheqje.

Formulimi “Qeveri në dorëheqje”, në rastin konkret, nuk përkon përshtatshëm me rënien e saj sipas mocionit të mosbesimit, por ,ashtu është   përcaktuar  në  dispozitën e nenit  100 par. 6 të Kushtetutës  së  RK-së, në Shqip: “ Qeveri në Dorëheqje”,  në Sërbisht :“ Vlada u ostavci” e në Anglisht: “Government is considered dismised”)

Qeveria në  dorëheqje, deri në zgjedhjen e Qeverisë në vijim, mundet dhe  duhet t’i ushtrojë të gjitha funksionet e përcaktuara me dispozitat e neneve  93 dhe 94  të Kushtetutës nga se,

-me asnjë  dispozitë  kushteturare as ligjore të bazuar në Kushtetutë nuk është përcaktuar ndryshe dhe,

-asnjë vend, pra, as vendi nuk do të  mund të imagjinohej  as të  lejohej pa  qeveri  funksionale  , institucionin kryesor shtetëror për ushtrimin autorizimeve të  Ekzekutivit!

Shpërndarja  fakultative e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme

Me dispozitën e nenit  82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së është  stipuluar se,  Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i RK-së pas votimit të  suksesshëm të mocionit të mosbesimit të Qeverisë!     

Pra, shpërndarjen e Kuvendit, fakultativisht, do të  mund të bënte Presidenti i RK-së. Sëandejmi, në këtë situatë juridike, Kuvendi, do të mund të shpërndahej, që do të thotë se, Presidenti  i RK-së,  Ius Dispositivum, sipas  diskrecionit personal  do të  mund të vendoste  për apo kundër  shpërndarjes së Kuvendit.

Presidenti ,  duke e shfrytëzuar të  drejtën  diskrecionale  të   stipuluar me  nenin  82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së, është  përcaktuar  për të mos e shpërndarë Kuvendin, por, për të aplikuar zgjedhjen e Qeverisë, rezulton se , do të  duhej të veprojë  ,  Ius  Imperativum ,  konform me  nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së RK-së.

Zgjedhja e Qeverisë së re

Në rastin kur,  Kryeministri jep dorëheqje, apo,  për ndonjë  shkak tjetër, pra, edhe të miratimit të mocionit për mosbesim të Qeverisë, Presidenti i RK-së,  konform me  nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së RK-së,në konsultim me partitë politike përkatësisht koalicionin politik që ka fituar shumicën  në Kuvend,mandaton  kandidatin-en    për formimin e Qeverinit së re . Kjo  dispozitë , për zgjedhjen e Qeverisë , korrespondon  me dispozitën e nenit 95 paragrafit 1 të Kushtetutës , sipas së  cilës, pas zgjedhjeve , Presidenti i RK-së , i propozon Kuvendit kandidatin – en për Kryeministër, në konsultim me partinë politike përkatësisht koalicionin  që ka fituar  shumicën  e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Në  rastin konkret , pas  miratimit të mocionit  të  mosbesimit të  Qeverisë, Qeveria në  dorëheqje  duhet t’i ushtrojë   funksionet e ekzekutivit deri në  formimin e Qeverisë  së re – në  kushtet dhe procedurën e përcaktuar për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të  rregullta apo të jashtëzakonshme.

Sikundër dihet , Lëvizja Vetëvendosja ishte  subjekti politik fitimtar në  zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme dhe ,si i tillë ,  e ka të   drejtën për të  propozuar  kandidatin – en për formimin e Qeverisë së re.Vetëm në rastin e dështimit të  formimit të Qeverisë së re  sipas nenit 95 paragrafit 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës , Presidenti i RK-së i do të  duhej t’i shpallte  zgjedhjet e përgjithshme.Pra   zgjedhjet e përgjithshme Presidenti i RK-së do t’i shpallte vetëm në rastin e dështimit të  formimit të Qeverisë  gjatë  dy raundeve të përcaktuara me    nenin 95 par. 2-5 të Kushtetutës. Edhe Gjykata Kushtetuese , me parë , ka pasë   dhënë pikëpamje  juridike të  tillë. 

Qeveria teknike

Qeveria   teknike , do të mund të   formohej sikundër të  gjitha   subjektet politike  parlamentare , në radhë të parë Levizja Vetëvendosja , si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, do të   akordoheshin kensensualisht.

Përbërja e Qeverisë  teknike do të duhej të  konsistonte në përfaqësues të subjekteve politike parlamentare , në përpjestim me numrin e mandateve  të  tyre  në Kuvendin aktual. Kryeministri i Qeverisë  teknike do të duhej të ishte nga subjekti  politik fitimtar në  zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme për të  konfirmuar legjitimitetin e saj.Anëtarët  dhe anëtaret  e Qeverisë teknike do të   duhej të  ishin  profesionistë  sa më  të shquar të fushave për të cilët do të  caktoheshin. Qeveria teknike ,  si ekzekutiv i përkohshëm, do të ushtronte    funksionin e Ekzekutivit e, veçanërisht , t’i bënte përgatitjet e mirëfillta dhe t’i siguronte    kërkesat  për  mbajtjen e zgjedhjeve  të ligjshme  të  përgjithshme .

Ndryshe,   fillimisht , pa    akordin e Lëvizjes Vetëvendosja ,   e rrjedhimisht   edhe të subjekteve politike parlamentare   tjera , nuk do të mund të  formohej Qeveria teknike.

Ndaj , pasi që,  Presidenti i RK-së është përcaktuar për zgjedhje të Qeverisë së re, rezulton ,Nolens Volens,  se  duhet të veprohet dhe të përfillet   dispozita e nenit 95 par. 1, 2, 3 dhe 4  të Kushtteutës  ,ashtu që, nëse, në dy raunda të njëpasnjëshme do të dështonte  zgjedhja e   Qeverisë së  re, do të  të shpalleshin  zgjedhjet e përgjithsme të parakohshme.Pos  dispozitave kushtetuese në fjalë, edhe ,sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese të   publikuar më parë,Lëvizja Vetëvendosja , si  fitimtare e zgjedhjeve të përgjithsme të parakohshme , sikundër në raundin e parë ashtu edhe në të  dytin ,është e autorizuar për të  propozuar kandidatin-en  për mandatimin e Qeverisë se re.

Të ngjashme