Qeveria praktikante e shkarkimeve la Kosovën pa përfaqësim diplomatik

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 22:47 | Nga Teuta Sahatqija

Nga 32 misione diplomatike të Kosovës vetëm 9 kanë Ambasador. Misionet tjera udhëhiqen nga diplomat të rangut të ultë të cilët nuk kanë qasjen në korin diplomatik të Ambasadorëve e as në takime të rangut të lartë në institucione në shtete pritëse. Disa Ambasada kanë mbetë pa asnjë diplomat, si Ambasada në Australi, duke lënë edhe bashkëatëdhetarët tane pa shërbime institucionale.

Kryeqendrat më të rëndësishme botërore si dhe shtetet e regjionit nuk kanë Ambasador, duke e izoluar Kosovën në fushën e diplomacisë. Faktikisht Qeveria, Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme e kanë kthyer Kosovën në kohën e para pavarësisë, në kohën kur Kosova nuk ishte shtet dhe nuk kish Ministri të Punëve të Jashtme dhe nuk kish rrjet diplomatik.

Shkarkimi politik me procedura nëncmuese i 13 Ambasadorëve, pa përgaditjen paraprake të Ambasadorëve të rinj që do ti zëvendësojnë të shkarkuarit, ka shkaktu dëm të madh diplomatik për të cilën armiqtë e Kosovës vetëm mund të kishin ëndërruar e me dëshirë ua “heqin kapelën” institucioneve të Kosovës.

Duke pasur parasysh valën e rradhës së pandemise, edhe po ti kishin dërguar sot emrat e rinj te shtetet pritëse, proceduart diplomatike dhe mbyllja e shteteve për shkak të pandemisë do të zgjaste akreditimin e tyre për shumë muaj duke vazhduar izolimin diplomatic të vendit. E le që ende nuk po shihet se ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Dështimit të madh të Qeverisë Kurti në shëndetësi iu shtua edhe një dështim i përmasave të mëdha në diplomaci.

Të ngjashme