Ramadani: Thaçi gaboi në hapin e dytë

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 23:34 | Nga

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani konsideron se iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për ta krijuar Ushtrinë ishte e qëlluar, mirëpo sipas tij, kreu i shtetit gaboi në hapa.

Ja çka shkruan Ramadani në profilin e tij në Facebook.

“Tërheqja e Projekt-Ligjit për FSK-në është bërë si përpjekje për të shtjerrë mundësitë për të bindur deputetët serbë kosovarë që të votojnë ndryshimet kushtetuese për FSK-në.

Në këtë konstatim, jemi në rregull besoj!

E mirë ishte iniciativa për ndryshime ligjore, si hap i parë. Por, i mungoi hapi i dytë.

Kjo iniciativë ishte ndërtuese e një momentumi të ri, por që kërkonte përpjekje intensive e gjithëpërfshirëse. Nuk ishte punë e kryer dhe nuk duhej të jepej në publik si diçka e kryer.

Këto konstatime i kemi bërë edhe në SPRC, përmes Memos për institucionet, partnerët dhe shoqërinë civile, më 15 mars 2017.

Pikërisht, i patëm rekomanduar si të bëhej hapi i dytë.

Pra, mirë që u tentua. Mirë që Presidenti Thaçi tentoi, por keq që kjo nuk u përcoll me një Plan Veprimi konkret dhe gjithëpërfshirës, si hap i dytë.

Dhe, pikërisht hapi i dytë mungoi. Mungesa e këtij Plani të Veprimit e dështoi edhe hapin e parë.

Pas kësaj, duhet rinisur përpjekjet përmes një Strategjie të qartë dhe efekt-prurëse. Pra, të rinis hapi i dytë, tash kur hapi i parë është anuluar.

Përpjekje intensive për të arritur ndryshimin e misionit të FSK-së nuk kemi parë.

Nuk është arritur një qasje nacionale për këto përpjekje.

Nuk është ndërtuar një Plan Veprimi gjithëpërfshirës për Ushtrinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme