Refuzimi i projektit për gazin është budallaki dhe mosmirënjohje ndaj atyre që na ndihmuan të bëhemi shtet

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 12:31 | Nga Driton Smakaj

Ata që bëjnë analizën e shpenzimeve duke e shikuar veç analizën e xhepit të vet, të jeni të bindur që ata njerëz bash lidhje me analiza nuk kanë.

Edhe ndarja e 200 milionëve nga MCC janë shpenzime të dikujt. Edhe 30 miliardë dollarë që kanë kushtua me ia ban terr Serbisë për 78 ditë rresht, janë shpenzime të dikujt.

E ka plot miliarda shpenzime tjera që janë ba veç për me na sigurua ekzistencën tonë në shtëpitë tona. Miliarda shpenzime janë ba që sot me pasë Kosovën SHTET.

Edhe dalin një qeveri praktikantësh thonë që nuk po e dimë koston finale!!! Ikni bre shkoni mbytuni në një lugë të çajit.

Veç çdo dimër në Prishtinë miliona euro ka shpenzime për shëndet të qytetarëve që edhe dritarët e banesave nuk guxojnë me i çelë prej tymit të qymyrit.

Refuzimi i projektit për gasin është sa budallaki aq mosmirënjohje ndaj atyre që na ndihmuan të vijmë deri këtu.

E kudo në botë mosmirënjohja është vërtetë gjëja më e ultë e natyrës njerëzore!

Të ngjashme