Rindërtim!

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 22:27 | Nga Artan Fuga

Një e katërta e buxhetit publik të 2020 mund të ri-orientohet drejt rindërtimit!

Drejt, të gjithë duhet të kontribuojnë sipas mundësive për t’a rindërtuar parkun e banesave të dëmtuara.

Duhet solidaritet.

Por, kjo duhet bërë sipas lirisë personale të gjithësecilit dhe jo të ngatërrohet institucioni me kontributet e lira të gjithësecilit. Metodat puniste të tufëzimit dhe të faljes të bagëtive duhen refuzuar me përbuzje.

Biznesmenët i kanë fituar si i kanë fituar ato parà, le të dhurojnë, shumë mirë! Shlyejnë ca mëkate para Zotit!

Ne individët duhet të bëjmë tonën! Mos bëhemi kopracë të ndyrë!

Shqiptarët jashtë Shqipërie dhe në emigrim le të bëjnë të tyren! Këtu do të prehen një ditë!

Secili si ta ndjejë!

Të dhurojmë, ndihmojmë, me modesti!

Jo si larje borxhi!

Jo si investim për të ardhmen!

Jo për të rregulluar imazhin e nxirë!

Vetëm mos na hapni barkun dhe mos na bëni për të vjellë duke e kthyer ndihmën në marketing, duke treguar sa fala unë, sa dhuroi ai, sa dhe ti, etj.

Japim për solidaritet, por edhe për të mirën tonë!

Ta vemë vath në vesh këtë! Gazetarë mos e harroni këtë anë të etikës së medias!

Kujdes! Sociologjikisht kur ndihmoni dikë edhe e fyeni! E kanë provuar prej kohësh mendje të arta të njerëzimit. Prandaj dhurojmë me kujdes, me delikatesë, pa u lavdëruar e treguar sa fuqi keni.

Shuma e dhuruar mos shpallet me buri dhe trumpeta sepse tregon se çfarë pasurie ke para popullit të varfër!

Madje bizneset edhe kur dhurojnë, e bëjnë për solidaritet, nuk paragjykohet, por edhe në interes të tyre.

Përndryshe : Cfarë biznesi do të bëjnë në një vend të shkatërruar!!!

Kush dhuron për t’u treguar burrë i mirë gabohet! Nuk ështëz solidaritet, është marketing! Madje të paguajë taksë marketingu!

Për më tepër nga përllogaritjet që kam bërë për librin tim

Shoqëria Piramidale,
botuar nga Papirus,

më ka dalë që nga buxheti i shtetit mund të kursehet pa prekur pagat dhe funksionet themelore të shtetit, rreth një e katërta e tij, ja të themi një miliard euro!

Se 1 milion euro për disa nuk është veçse një kafe për mëngjes!

Aparati burokratik i shtetit të vendosi një të katërtën e buxhetit për rindërtimin!

Mjafton të hiqet dorë :
nga korrupsioni,
nga tekat,
nga harxhimet e kota,
nga harxhimet jo prioritare,
nga shërbimet e kushtueshme jashtë shtetit,
nga veturat luksoze,
nga pagesa dy herë rrogash për një vend pune,
nga shtimi pa kriter i punonjësve si forca elektorale për partitë politike,
nga orenditë e kushtueshme,
nga ndërtesat e ashensorët që ribëhen, nga betonimet idiote këtu e atje.
Të gjitha punimet dekorative me beton në parqe e qendra qytetesh e fshatrash të ndërpriten. Kot kanë qenë!
Të gjitha punimet në rrugë dytësore mund të shtyhen për me tutje.
Punët publike jo urgjente me ndërtime po ashtu!

1 milard euro nxirren nga buxheti publik, nuk ka nevojë të nxirren nga dheu. Këtu më çojnë llogaritë!

Të ngjashme